“Priten tërmete të fuqishme për dy vite”, gazetari tregon parashikimin e ekspertëve

21 Shkurt 2023 | 11:02

Gazetari Sokol Brahaj bëri me dije se sizmologët kanë paralajmëruar se dhe për dy vite të tjera do të ketë tërmete të fuqishme pasi tashmë kanë lëvizur pllakat tektonike.

I ftuar në Euronews Albania, ai tha se sipas parashikimeve të ekspertëve tërmetet do të bien në Qipro dhe në ishujt në kufirin grek.

“Pas tërmetit 6.4 ballë, mbrëmjen e djeshme ka qenë dhe një tërmet tjetër 5.8 ballë. Janë rrëzuar disa ndërtesa, ndërsa tre persona të tjerë raportohen të zhdukur. Deri më tani nga tërmeti i fundit kemi 6 të vdekur dhe 294 të plagosur. Specialistët thonë se këto lëkundje do të jenë të njëpasnjëshme; do jenë në zonën përreth. Sizmologët paralajmërojnë se pllakat tektonike kanë luajtur tashmë dhe tërmetet do të vazhdojnë për dy vite me radhë. Ata paralajmërojnë gjithashtu se në Qipro dhe në ishujt që janë në kufirin grek do të ketë tërmete të kësaj magnitude.”- theksoi ai.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Na pret një javë shumë e nxehtë”, meteorologia paralajmëron temperatura përvëluese deri në 40°C

E ftuar në një lidhje live për “Now” me Esmeralda Muljan, meteorologia Ladja Porja tha se, pas një fillimi normal të korrikut, pjesa e dytë...
10:15 | 13/07/2026

Rama, Macron dhe Meloni nuk folën për mediat, gazetari i Euronews Albania zbërthen prapaskenat në samitin e NATO-s

Gazetari i Euronews Albania, Xhemajl Rexha në një lidhje live nga Ankaraja ka zbuluar prapaskenat e mbërritjes së liderëve në samitin e NATO-s dhe arsyet...
10:25 | 08/07/2026

Ish-këshilltari i Clinton: Sazani i rrënuar, investitorët do derdhin miliarda dollarë për ta ndryshuar

Ish-këshilltari i presidentit Bill Clinton, Christopher Hyland, i ftuar këtë të hënë në studion e Euronews Albania me Esmeralda Mulaj, në një sërë çështjesh të...
12:24 | 29/06/2026