Pritet “luftë” në veri? Eksperti: Fituesit s’do marrin dot detyrën…

24 Prill 2023 | 12:08

Eksperti i sigurisë, Drizan Shala tha në një intervistë për Euronews Albania se bojkotimi nga ana e serbëve i zgjedhjeve në Veri është pjesë e një skenari për të mos lejuar kryetarët e zgjedhur që të marrin detyrën.

Sipas tij, fituesit e zgjedhjeve nuk do të lejohen të betohen në asambletë komunare, me qëllimin që të shkohet sërish në zgjedhje dhe të ricertifikohet Lista Serbe.

“Mbi 90 për qind e qytetarëve të komunitetit serbe nuk morën pjesë në zgjedhje, që tregon se kontrollin e ka Serbia për të mos lejuar daljen në zgjedhje. Kjo dëshmon faktin që pjesa veriore do jetë një sfidë e ardhshme. Asambletë komunare në veri janë ende aktive dhe nuk mund të bëhet betimi i këtyre kryetarëve, atëherë do shkohet sërish në zgjedhje dhe do kthehemi në pikën zero ku do shkohet në një strukturë të re ku do ricertifikohet Lista Serbe. Tani pritet të shkohet në planin 2, që është pengimi i kryetarëve për të kryer funksionin. Mund të krijojnë një strategji të re për mbarëvajtjen e procesit të ardhshëm nëse do ketë rivotim”, tha Shala.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Na pret një javë shumë e nxehtë”, meteorologia paralajmëron temperatura përvëluese deri në 40°C

E ftuar në një lidhje live për “Now” me Esmeralda Muljan, meteorologia Ladja Porja tha se, pas një fillimi normal të korrikut, pjesa e dytë...
10:15 | 13/07/2026

Rama, Macron dhe Meloni nuk folën për mediat, gazetari i Euronews Albania zbërthen prapaskenat në samitin e NATO-s

Gazetari i Euronews Albania, Xhemajl Rexha në një lidhje live nga Ankaraja ka zbuluar prapaskenat e mbërritjes së liderëve në samitin e NATO-s dhe arsyet...
10:25 | 08/07/2026

Ish-këshilltari i Clinton: Sazani i rrënuar, investitorët do derdhin miliarda dollarë për ta ndryshuar

Ish-këshilltari i presidentit Bill Clinton, Christopher Hyland, i ftuar këtë të hënë në studion e Euronews Albania me Esmeralda Mulaj, në një sërë çështjesh të...
12:24 | 29/06/2026