“Problem blegtoria”, eksperti: Ka abuzime me qumështin, importohen qengja
Eksperti i bujqësisë Kristaq Bërxholi, tha se në vendin tonë problemi qëndron tek blegtoria.
I ftuar në emisionin “Good Morning Albanians” në Euronews Albania ai tha se duhet të ketë subvencione për blegtorinë, ndërsa shtoi se ka abuzime me qumështin.
Më tej ai shtoi se ka mungesë dhe të mishit duke theksuar se qengjat importohen jashtë.
“Pas vitit 2019-2020, bujqësia ka bërë një sërë ndryshimesh. Problemi është në blegtori. Është më e ulët se në vitin 1928. Blegtoria kërkon një mbështetje të fuqishme. Ne i kemi kushtet e mira, kemi terrenin, kemi kullota të mrekullueshme. Duhet të ketë subvencione për krerët. Kolegët e mi kanë ngritur si shqetësim se qumështi mund të ketë dhe abuzime. Përderisa qumështi pluhur është në treg ne nuk mund të bëjmë subvencione për qumështin. Turizmi nuk mund të zhvillohet pa një blegtori të zhvilluar, pa mish e pa qumësht. Aktualisht ne importojmë qengja nga jashtë”- tha ai.
LEXONI GJITHASHTU:
- Studimi: Deri në fund të këtij shekulli do të mund të jetojmë 140 vite
- VIDEO| Macja kërcen mbi imamin teksa drejtonte lutjet e Ramazanit
“Zjarri në Shëngjin ishte i qëllimshëm”, eksperti i sigurisë: Ja kujt i intereson
“Zjarri i Shëngjinit kishte 4 ditë, mund të ishte menaxhuar”, gazetari: Si nisi…
“1 lugë vaj ulliri në ditë largon plakjen”-Eksperti ushqimor tregon arsyen…
- 08:31 Një i vdekur dhe 2 të zhdukur pas përmbytjes së një anijeje me 19 persona në Gjirin e San Franciskos (VIDEO)
- 08:28 Zjarret vdekjeprurëse në Spanjë, 12 nga 13 viktimat ishin të huaj
- 08:24 Rusia bombardon portin e Odesës, tre të vdekur dhe disa të plagosur (VIDEO)
- 08:20 Ushtria e Jordanisë rrëzon tre raketa të lëshuara nga Irani
- 08:14 Amnistia Penale, 60 të dënuar lirohen nga burgu i Drenovës
- 08:13 “Sulmet do të vazhdojnë”, ndërsa përplasja për Hormuzin intensifikohet