Procesi i Berlinit| Mbërrin në Rinas Mitsotakis, pritet nga ministri i Jashtëm

16 Tetor 2023 | 10:49

Kryeministri grek, Kyriakos Mitsotakis, ka mbërritur në aeroportin e Rinasit për të marr pjesë në Samiti e Procesit të Berlinit, që pritet të mbahte këtë të hënë në Tiranë.

Mitsotakis është pritur në aeroport nga ministri i Punëve të Jashtme, Igli Hasani. MEPJ ka shpërndarë dhe një foto nga pritja që i është bërë kryeministrit grek.

“Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme Igli Hasani, mirëpret në Tiranë Kryeministrin e Republikës së Greqisë, Kyriakos Mitsotakis në kuadër të Samitit Procesit të Berlinit, që po zhvillohet për herë të parë në një vend të Ballkanit Perëndimor”, thuhet në njoftimin e MEPJ.

Kujtojmë se vizita e kryeministrit grek në Tiranë, vjen pas përplasjeve mes Athinës dhe Tiranës në lidhje me arrestimin e kryebashkiakut të zgjedhur të Himarës, Fredi Beleri.

Përfaqësuesit më të rëndësishëm të Bashkimit Europian, si dhe liderët e vendeve të Ballkanit Perëndimor do të marrin sot pjesë në këtë samit, i cili për herë të parë zhvillohet jashtë kufijve të BE-së dhe organizimi i është besuar qeverisë shqiptare.

Presidenti francez Emmanuel Macron shtyu pjesëmarrjen në samit për të mbërritur në Tiranë ditën e sotme, për shkak të sulmeve terroriste në Francë. Ndërkaq, burime bëjnë me dije se në takim do të mungojë kryeministrja e Italisë Giorgia Meloni, e cila do të përfaqësohet nga zv.kryeministri, Antonio Tajani.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Dita e 52-të e protestës, qytetarët nisin marshimin drejt Kryeministrisë

Protesta qytetare dhe e aktivistëve në Tiranë shënon sot ditën e 52-të të saj. Si çdo ditë, protestuesit janë mbledhur fillimisht në sheshin “Skënderbej”, ku...
19:43 | 21/07/2026

Lamallari: Xhamat e errësuar pa leje do të hiqen, rregullat njësoj për të gjithë

Ministri i Punëve të Brendshme, Besfort Lamallari, ka reaguar lidhur me aksionin e fundit të Policisë Rrugore për evidentimin dhe heqjen e xhamave të errësuar...
19:25 | 21/07/2026

Temperaturat rekord në Vlorë, plazhi i Zvërnecit mbushet me pushues

Temperaturat e larta, që këtë të martë në Vlorë kanë arritur deri në 40 gradë Celsius, kanë sjellë një fluks të madh pushuesish në bregdet....
17:02 | 21/07/2026