Prodhimi nga privatët arriti mbi 4 mln MWh, fotovoltaikët dhanë 11% të energjisë në 2025
Energjia elektrike e prodhuar nga HEC-et private dhe parqet diellore zuri 54% te sasisë se përgjithshme në vitin 2025. Sipas Entit Rregullator, fotovoltatiket realizuan rritje të ndjeshme prodhimi.
Prodhuesit privatë të energjisë elektrike, veçanërisht ata që administrojnë parqe fotovoltaike kanë ndikuar në rritjen e prodhimit vjetor të energjisë në vitin 2025.
Sipas raportit të ERE-s, prodhimi nga centralet e pavarura dhe ato me përparësi arriti në 4 mln Megavat, ose 54% e prodhimit total në vend.
Në ndarjen sipas kategorive, hidrocentralet prodhuan afro 1,3 mln megavat, ndërsa fotovoltaikët rreth 700,000 megavat/orë.
Kapaciteti i instaluar i impianteve fotovoltaike zuri rreth 18% të kapacitetit total të instaluar në vend.
Në total, gjatë vitit 2025 operuan 52 centrale fotovoltaike, nga të cilat 42 kanë kontrata shitblerjeje me Furnizuesin e Tregut të Lirë, ndërsa pjesa tjetër operon në treg të lirë me çmime të parregulluara.
Raporti nënvizon gjithashtu hyrjen në prodhim të kapaciteteve të reja gjatë vitit. Në 2025 u vunë në funksion 21 impiante, përfshirë 13 centrale fotovoltaike dhe 8 hidrocentrale, me një kapacitet total të instaluar prej 262 MË.
Nga ana tjetër, një park diellor nuk ishte operativ gjatë vitit 2025 për shkak të një defekti të ndodhur në gjysmën e dytë të vitit 2024.
Rama mbledh sot Grupin Parlamentar të PS dhe kabinetin qeveritar, agjenda e takimit
Konflikt me sende të forta mes dy personash në Shëngjin, një i lënduar. Policia jep detajet
“Lironi çunat, lironi vajzat”, protesta e ditës së 54 fokusohet te të shoqëruarit nga policia
- 07:41 Çfarë duhet të dini rreth tarifave të reja të Trump për më shumë se 80 vende?
- 07:30 Rama mbledh sot Grupin Parlamentar të PS dhe kabinetin qeveritar, agjenda e takimit
- 07:25 Franca kërkon ndihmë nga BE-ja për t’u përballur me zjarret
- 07:20 Trump vendos tarifa të reja për më shumë se 80 vende, reagime nga aleatët dhe partnerët tregtarë të SHBA
- 07:14 Konflikt me sende të forta mes dy personash në Shëngjin, një i lënduar. Policia jep detajet
- 22:33 Banka Qendrore Evropiane prezanton modelet e reja të kartëmonedhave euro, qytetarët ftohen të votojnë