Produktet “Wudy”, Deda: Kanë ardhur nga jashtë, të kthehen për t’u asgjësuar

21 Shtator 2022 | 18:34

Drejtoresha e AKU-së Jeta Deda, tha se produktet “Wudy” për të cilat AKU njoftoi se janë të rrezikshme për shëndetin e njeriut, duhen trajtuar si mbetje që duhen kthyer për t’u asgjësuar.

E ftuar në emisionin “Sot” në Euronews Albania, Deda theksoi se duhet të jemi të kujdesshëm për mënyrën se si duhet të menaxhohen këto produkte.

“Këto produkte duhen trajtuar si mbetje që duhen kthyer për t’u asgjësuar. Është mirë që të jemi të kujdesshëm dhe për mënyrën se si i menaxhojmë këto produkte.  Kjo është një periudhë e përkohshme.

Ky lloj bakteri është një bakter që autoriteti kombëtar i ushqimit ka kapacitetin analitik në laboratorët zyrtarë. Në 8 mujorin e parë nga kontrollet zyrtare të kryera nuk pasur asnjë rast jokonform në tregun shqiptar.

Më tej Deda theksoi se këto produkte janë ardhur nga jashtë”- tha Deda.

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka njoftuar se në produktin ushqimor “Wudy” është konstatuar prani e “Listeria monocytogenes STI55” duke përbërë risk me ndikim serioz për shëndetin e njeriut.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Samiti i NATO-s në Ankara, liderët botërorë bëjnë foton familjare

Këtë të mërkurë po vijojnë punimet për samitin e NATO-së teksa prej dy ditësh liderët dhe fokusi botëror është përqëndruar në Ankara. Në ditën e...
11:31 | 08/07/2026

Zjarr masiv në Porto Palermo

Një zjarr me përmasa të mëdha ka rënë në orët e mbrëmjes në zonën e Porto Palermos, në Bashkinë Himarë. Menjëherë pas marrjes së njoftimit,...
23:15 | 07/07/2026

Helmimi i studentëve në Akademinë e Sigurisë, reagon AKU

AKU ka bërë me dije se, në bashkëpunim ndërinstitucional me Akademinë e Sigurisë në Sauk, është raportuar një rast i dyshuar helmimi i disa kursantëve...
10:41 | 26/06/2026