Produktet ‘Wudy’, përfaqësuesi i kompanisë: U njoftova një ditë para AKU-së

22 Shtator 2022 | 18:21

Sokol Meqemeja, përfaqësuesi i kompanisë, “Frigo Food” që importon salçiçet ‘Wudy’, thotë se problemi me këtë produkt ushqimor është ngritur nga fabrika në Itali dhe se është njoftuar një ditë para Autoritetit Kombëtar të Ushqimit.

Në emisionin “Sot” në “Euronews Albania”, Meqemeja u shpreh se në fabrikë ka qenë i pranishëm ministri italian i Bujqësisë dhe është mbyllur loti i fabrikës ku u paraqit problemi.

“Problemin e ka zbuluar vetë fabrika, e ka denoncuar vetë fabrika. Është thirrur ministri i Bujqësisë italiane në fabrikë, është bërë e gjithë procedura, është bllokuar ky lot i fabrikës. Është kompani që mban 65% të popullsisë të tregut italian, shërbejnë për të paktën 50 milionë banorë në Itali, por edhe në Gjermani e Holandë.

Madje kanë marrë në telefon fabrikën në Itali, a kanë vdekur njerëz në Shqipëri? Unë jam vënë në dijeni një ditë para AKU-së, nga kompania mëmë. Kam folur me fabrikën në Itali, lotet që ju po merrni mall janë të sigurta dhe mos kini merak se lotet problematike janë bllokuar. Nuk kanë ardhur te ne”, theksoi ai.

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka njoftuar se në produktin ushqimor “Wudy” është konstatuar prani e “Listeria monocytogenes STI55” duke përbërë risk me ndikim serioz për shëndetin e njeriut.

LEXONI GJITHASHTU

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Samiti i NATO-s në Ankara, liderët botërorë bëjnë foton familjare

Këtë të mërkurë po vijojnë punimet për samitin e NATO-së teksa prej dy ditësh liderët dhe fokusi botëror është përqëndruar në Ankara. Në ditën e...
11:31 | 08/07/2026

Zjarr masiv në Porto Palermo

Një zjarr me përmasa të mëdha ka rënë në orët e mbrëmjes në zonën e Porto Palermos, në Bashkinë Himarë. Menjëherë pas marrjes së njoftimit,...
23:15 | 07/07/2026

Helmimi i studentëve në Akademinë e Sigurisë, reagon AKU

AKU ka bërë me dije se, në bashkëpunim ndërinstitucional me Akademinë e Sigurisë në Sauk, është raportuar një rast i dyshuar helmimi i disa kursantëve...
10:41 | 26/06/2026