Profesionistë pa praktikë, nxënësit tregojnë vështirësitë gjatë pandemisë
Të mësosh një profesion, në një shkollë profesionale, por të mos bësh asnjë ditë praktikë. Kjo është historia e nxënësve që kanë ndjekur këto dy vite arsimin profesional në Shqipëri.
“Viti që kaloi kishte vështirësitë e veta për shkak të COVID. Degët tona janë me praktikë dhe nuk mundimin t’i kuptonim”, tha një nxënës.
Kjo mënyrë të mësuari është diktuar nga pandemia e COVID- 19, por nxënësit e shkollave profesionale pohojnë se nuk kanë marrë njohuritë e duhura për të dalë në punë.
“Mësimet kanë qenë shumë të reduktuara dhe praktikë nuk kemi marrë”, tha një tjetër.
Mësimi plotësues duket se ndihmon, por nuk jep mundësinë për të rifituar të gjitha dijet. Ndaj disa nxënës kanë gjetur zgjidhje alternative.
“Unë kam filluar punë pranë një servisi dhe kjo më ka ndihmuar shumë ndërsa për të tjerët s’di çfarë të them”, u shpreh një tjetër.
Të gjendur në këtë situatë drejtuesit e shkollave profesionale, iu kërkojnë bizneseve që të marrin në punë këta nxënës dhe t’i mësojnë përgjatë kohës.
“Biznesni që do i punësojnë duhet t’i ndihmojë. Duhet që tregu i punës të jetë mirëkuptues ndaj këtyre nxënësve”, tha nën drejtoresha e shkollës profesionale Karl Gega ne Tiranë, Orgesa Hoxha.
Mesazhet në what’s app kanë qenë metoda e përdorur edhe në mësimet e shkollave profesionale. Por nëse në shkollat e përgjithshme kjo ka sjellë vështirësi, këtu duket edhe më shumë mision i pamundur.
Mësimi profesional gjithmonë e më shumë po shihet nga të rinjtë si një mundësi e mirë për të gjetur një punë.
Por, në kushtet kur ky mësim ka mbetur në teori për dy vite, përveç vendeve të reja të punës, do nisin të na mungojnë edhe profesionistët.
“Keni kujdes”, njoftimi i Ministrisë së Jashtme për shqiptarët në Gjirin Persik
Gratë e njohura presin flokët live, për herë të parë në një televizion në Shqipëri
Eraldo Rexho: Pse ia kam lënë “seen” Arbana Osmanit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta