Profesori amerikan ngjall debat: Nuk ka karrierë me punë nga shtëpia
Për disa njerëz të punuarit nga shtëpia është shumë komode, sidomos pasi e kanë provuar si një eksperiencë për një kohë relativisht të gjatë. Për shumë të tjerë është e pakonceptueshme që të punojnë gjithë kohën nga shtëpia, ankohen se nuk përqendrohen, i duhet të merren edhe me punë të tjera…etj.
Së fundmi, Scott Galloway (studiues i marketingut), i cili është i njohur si profesori amerikan që gjithmonë është “kundër rrymës”, ka ndarë mendimin e tij kritik lidhur me ata që punojnë nga shtëpia.
Në Samitin e Këshillit të CEO-ve të “Wall Street Journal”, ai foli mbi mënyrën se si arrihet suksesi dhe teksa iu drejtua të rinjve, ai u shpreh: Mos punoni kurrë nga shtëpia. Shtëpia është vetëm për gjumë, duhet të jesh jashtë tërë kohën!
Si ekspert marketingu, Scott gjithmonë ndez debat me këshillat e tij. Këtë herë të shumtë janë ata që janë kundër tij. Në rrjetet sociale, shumë të rinj thonë se puna nga shtëpia është shumë efektive në ditët e sotme dhe se nuk do hiqnin dorë nga ajo mundësi. Profesori i njohur ka folur përmes podcaste-ve dhe intervistave të tij në media për shqetësimin e tij më të madh: rritja e vetmisë dhe shëndeti i rënduar mendor tek të rinjtë.
Sipas tij, stresi në nivele të larta i atribuohet edhe ambientit të punës, shpenzimeve, kostos së qirasë, ngrënies së ushqimit në punë e deri te koha shumë e pakët që të rinjtë shpenzojnë jashtë.
Scott e thotë me bindje se puna nga shtëpia i bën të rinjtë të shkëputen nga miqtë dhe pjesa e tjetër e shoqërisë dhe nuk u shërben aspak për të bërë karrierë, madje e ngadalëson atë.
Hulumtimi më i fundit thotë se më shumë se gjysma e amerikanëve punojnë nga shtëpia të paktën një herë në javë. Scott thekson se suksesi garantohet vetëm kur njeriu eksploron dhe ndërvepron me njerëzit.
“Zjarri në Shëngjin ishte i qëllimshëm”, eksperti i sigurisë: Ja kujt i intereson
“Zjarri i Shëngjinit kishte 4 ditë, mund të ishte menaxhuar”, gazetari: Si nisi…
“1 lugë vaj ulliri në ditë largon plakjen”-Eksperti ushqimor tregon arsyen…
- 10:24 Klopp konfirmon bisedimet me Gjermaninë
- 10:24 Qarkullonte i armatosur me pistoletë, arrestohet 32-vjeçari në Vlorë
- 10:07 Putin mesazh Trumpit për 4 Korrikun: Rusia dhe SHBA kanë përgjegjësi të veçantë si fuqi bërthamore për sigurinë globale
- 10:06 Të gatshme të dërgojnë ushtritë e tyre në Ngushticën e Hormuzit, Irani paralajmëron Britaninë dhe Francën
- 09:51 Ambasada amerikane në Tiranë: Festojmë 250 vjet histori, liri dhe të ardhmen e ndritur përpara
- 09:46 Vdekja e Alexei Navalny, BE-ja sanksionon 6 shkencëtarë dhe studiues të dyshuar për përfshirje në helmimin e tij