Profesori izraelit nga Jerusalemi: Po na gjuajnë me raketa, lufta është mbrojtje

26 Shtator 2025 | 21:35

Profesori nga Jerusalemi dhe lektor në Universitetin e Haifas, Yehuda Amovic, ishte i ftuar në një lidhje online në emisionin Balkan Talks në Euronews Albania me moderatorin Franko Egro, ku komentoi situatën aktuale në Izrael në kuadër të konfliktit me Hamasin.

Amovic fillimisht reagoi ashpër ndaj sjelljes së disa liderëve botërorë ndaj kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu gjatë fjalimit të tij në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara.

“Do doja të thosha që ishte e turpshme kur një kryetar shteti vjen që edhe pse ka mosmarrëveshje, që të bësh një diçka fëmijërore të tillë. Është e turpshme. Është harruar se cili është roli i OKB-së. Nuk është kjo mënyra sesi të reagojnë, por është fëmijërore.”-tha ai.

Duke folur për situatën në terren dhe sfidat me të cilat përballet Izraeli, ai theksoi se vendi i tij është në një moment të ndërlikuar diplomatik dhe sigurie.

“Po, është një lloj cunami diplomatik. Gjithçka lidhet me njohjen e gjësë së duhur që duhet bërë. Jo të gjithë mes publikut dhe qeverisë bien dakord. Ne kemi mosmarrëveshje brenda nesh, megjithatë ne po mbrojmë popullin tonë. Ne nuk duam që populli ynë të shënjestrohet me raketa nga Hamasi, Jemeni, Libani apo Siria. Kemi bërë përpjekje për paqe dhe negociata por nuk funksionoi. Ata vetëm kanë sulmuar.”-vijoi profesori izraelit.

Amovic përmendi gjithashtu pasojat e përditshme të jetës nën kërcënimin e raketave, duke përshkruar një realitet të vështirë për familjet dhe fëmijët në Izrael.

“Është një fjalë e urtë franceze: ‘Në luftë apo jo në luftë, ti bën atë që duhet për popullin’. Dje në orën 10 të mbrëmjes ne u futëm në strehë. Kjo nuk është mënyra të rrisim fëmijët në frikë.”-tha profesori izraelit.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Urrejtje patologjike ndaj Kosovës”, Andoni: Ministrja serbe pati kurajë dhe e tha, Daçiç e thelloi

Analisti Ben Andoni, i ftuar këtë të shtunë në Balkan Talks me Franko Egro në Euronews, ka folur lidhur me deklaratat e ministres serbe për...
19:25 | 18/07/2026

“Ministrja serbe nuk bëri gafë politike”, Ramabaja: Shqetësuese është reagimi i Shqipërisë

Në një lidhje live nga Prishtina për Euronews Albania me Franko Egro në Balkan Talks, studiuesi i gjeopolitikës, dr. Sadri Rambaja, u shpreh se deklarata...
18:47 | 18/07/2026

Pse Evropa i tha jo Serbisë? Bytyçi jep arsyet e refuzimit për anëtarësim në BE

Profesori Enver Bytyçi i ftuar këtë të shtunë në emisionin ‘Balkan Talks’ me Franko Egron në Euronews Albania ka folur lidhur me refuzimin e 8...
19:12 | 11/07/2026