Profil/ Kush ishte ish-ambasadori gjerman që u gjet i vdekur në dhomën e hotelit
Është ndarë nga jeta në moshën 82-vjeçare diplomati dhe autori gjerman, Werner Daum. Lajmi është konfirmuar nga autoritetet, ndërsa mësohet se ai ka ndërruar në dhomëm e një hoteli në Kavajë për shkaqe natyrale.
Werner Daum lindi në vitin 1943 dhe shërbeu për dekada në shërbimin diplomatik gjerman. Në vitin 1987, ai u ngarkua me misionin për të hapur ambasadën gjermane në Tiranë, një hap vendimtar për vendosjen e marrëdhënieve diplomatike mes dy vendeve. Emri i tij lidhet ngushtë me një moment historik në korrik të vitit 1990, kur ambasada gjermane, nën drejtimin e tij, hapi dyert për 3199 qytetarë shqiptarë që kërkonin të largoheshin nga vendi. Ata qëndruan në ambientet e ambasadës për disa ditë, deri në sigurimin e largimit të tyre drejt Perëndimit.
Pas shërbimit në Shqipëri, nga viti 1992 deri në 1995, Daum ishte kryetar i Departamentit të të Drejtave të Njeriut në përfaqësinë gjermane në Gjenevë, duke përfaqësuar Gjermaninë në Komisionin për të Drejtat e Njeriut të OKB-së. Nga viti 1996 deri më 2000, ai shërbeu si ambasador në Sudan, gjatë një periudhe të tensionuar politike dhe humanitare.
Në vitin 2001, si bashkëpunëtor në Qendrën Weatherhead për Çështje Ndërkombëtare në Universitetin e Harvardit, Daum botoi një artikull në “Harvard International Revieë” ku kritikonte ashpër sulmin ajror të SHBA-së mbi fabrikën farmaceutike Al-Shifa në Sudan, një ngjarje që ai e përjetoi drejtpërdrejt si ambasador. Ai vuri në dyshim pretendimet për lidhje të fabrikës me armët kimike dhe theksoi pasojat humanitare të sulmit, duke argumentuar për pasoja të rënda në shëndetin publik në Sudan.
Krahas karrierës diplomatike, Daum njihet edhe për kontributin e tij në fushën e historisë kulturore. Në vitin 1999, ai botoi një katalog gjithëpërfshirës mbi historinë e Jemenit për Muzeun e Etnografisë në Mynih. Ai është autor i disa veprave të tjera që trajtojnë trashëgiminë historike të Jemenit, Sudanit dhe Shqipërisë, me fokus të veçantë në historinë para-islamike të Gadishullit Arabik.
Werner Daum do të mbahet mend si një diplomat me integritet të lartë, studiues i pasionuar dhe mik i Shqipërisë.
LEXONI GJITHASHTU:
U kapën me sasi droge në mjet, në pranga 31-vjeçari në Korçë. Procedohet edhe kushëriri i tij
Vrau me thikë vëllain pas konfliktit të momentit, arrestohet 76-vjeçari në Kavajë
Plagosja në Sukth, policia jep detaje: Në pranga 32-vjeçari, 3 persona në spital me plagë
- 13:32 U kapën me sasi droge në mjet, në pranga 31-vjeçari në Korçë. Procedohet edhe kushëriri i tij
- 13:27 Vrau me thikë vëllain pas konfliktit të momentit, arrestohet 76-vjeçari në Kavajë
- 13:26 Plagosja në Sukth, policia jep detaje: Në pranga 32-vjeçari, 3 persona në spital me plagë
- 13:16 U fut në lumë të freskohej nga temperaturat e larta, mbytet futbollisti francez Kenzo Kies
- 13:09 Shkon në 164 numri i viktimave nga tërmeti në Venezuelë
- 12:59 Kishin kultivuar bimë narkotike, arrestohen dy të rinj në Kurbin. Sekuestrohet një makinë (VIDEO)