Projekti për Bazën e Pashalimanit! Ministri i Mbrojtjes zbulon detajet
Ministri i Mbrojtjes, Piro Vengu, në Euronews Albanian tha se synimi me projektin e Pashalimanit është të kemi prodhimin e mjeteve detare luftarake në vendin tonë.
Ai theksoi se synimi kryesor i këtij projekti është që Shqipëria të ketë prodhimn e mjeteve të reja ushtarake detare.
“Ne kemi bërë një marrëveshje me Italinë para pak javësh. Ishte momenti kur u miratua një kornizë bashkëpunimi ushtarak dhe u bënë disa donacione nga pala italiane për tre mjete. Dy mjete patrulluese dhe një mjet detar më domethënës, një mjet komandimi. Dy prej tyre kanë ardhur dhe janë pjesë e Forcës Detare, ndërsa mjeti i tretë do të vijë në fund të gjashtëmujorit të vitit që vjen dhe forcat tona po stërviten për ta përdorur dhe për ta manovruar.
Këto mjete na sigurojnë që ne të kthehemi në një forcë detare që ka kapacitete manovrimi më të konsiderueshme, më të mëdha dhe mjete luftimi. Në këtë mënyrë, ne përgatitemi për atë që po bëjmë për Pashalimanin dhe Finkantierin, që të kemi prodhimin e mjeteve detare luftarake.
Të gjitha këto janë pjesë e buxhetit afatmesëm të qeverisë shqiptare dhe jemi në një negociatë me Finkantierin italian që në Pashaliman jo vetëm të mirëmbahet flota jonë, por edhe të ndërtojmë anije luftarake dhe të kuptojmë pse po e bëjmë këtë gjë.
Adriatiku dhe Joni nuk janë thjesht një horizont turistik, por janë infrastrukturë nënujore në ndërlidhje energjetike.
Ndaj do të kemi prodhimin e mjeteve të reja ushtarake në Pashaliman. Ky është synimi.
Përderisa qeveria shqiptare i kërkon Kuvendit dhe taksapaguesve shqiptarë të kontribuojnë në mënyrë domethënëse, detyra jonë është që kjo rritje buxhetesh të kontribuojë në zhvillimin ekonomik në vendin tonë dhe të prodhojë vlerë të shtuar në vendin tonë”, u shpreh ai.
LEXONI GJITHASHTU:
Zjarr i madh në Koxhas të Fushë-Shijakut, flakët i afrohen autostradës Tiranë-Durrës (VIDEO)
Shpërthim me tritol në Shkodër, lënda plasëse ishte vendosur në një automjet. Policia jep detaje
3 pozicione për anëtarë të KLP, Çela: Prokurorët e interesuar të paraqesin kërkesën me shkrim deri më 21 korrik
- 18:11 Trump pranon se i kërkoi FIFA-s të rishikojë pezullimin e Balogun: Mendoj se u mor vendimi i duhur
- 17:44 Netanyahu sulmon Erdoganin dhe i kërkon SHBA-së të mos i shesë Turqisë avionët F-35
- 17:28 Sulm me dronë ukrainas në zemër të Rusisë, goditet rafineria strategjike e Omskut
- 17:00 Hoxha pret parlamentarët francezë: Mbështetja e Francës, kyçe për perspektivën evropiane të Ballkanit Perëndimor
- 16:53 Njeriu më i pasur i Francës, Bernard Arnault, urdhërohet të paguajë 22.5 milionë euro taksa
- 16:48 Zjarr i madh në Koxhas të Fushë-Shijakut, flakët i afrohen autostradës Tiranë-Durrës (VIDEO)