Projektligji për nënat surrogato, gjinekologu: Jam kundër, praktikë anti-humane
Gjinekologu Nderim Horeshka është shprehur se është kundër praktikës për nënat surrogato, pasi sipas tij, është një praktikë anti-humane.
Komentet Horeshka i bëri në Euronews Albania, ku tha se kjo praktikë sjell edhe efekte të rënda te nënat që do e mbartin fëmijën (por që nuk do të jetë fëmija i tyre).
Ai tha gjithashtu se ky projektligj mund të favorizoj trafiqet e qenieve njerëzore, pasi sipas tij, Shqipëria do e ketë shumë të vështirë që ta kontrollojë këtë ‘treg’.
“Unë jam kundër kësaj praktike edhe për shkaqe etike, unë jam kundra për atë çka nuk na i ka dhënë natyra, deri te ndihma mjekësore. Ka shumë faktorë që bëhen shkak për infertilitetin dhe mjekët ndërhyjnë për ti korigjuar.
Kjo praktikë nuk më duket njerëzore, është antihumane. Aq më tepër që ne në Shqipëri nuk kontrollojmë dot gjërat e tjera, jo më trafiqet, që kanë lulëzuar. Pastaj edhe pasojat psikologjike për nënën, depresioni që kalojnë. Është e vështirë shkëputja, pasi e mban për 9 muaj në bark.
Më bëri një pyetje një ish-mësuesi im edhe më tha çfarë është kjo surrogracia më tha, edhe unë i thashë një grua që nuk lind fëmijë, merr me qera mitrën e një gruaje për 9 muaj, derisa fëmija i saj të bëhet i jetueshëm. Fëmija mund të lindë i shëndetshëm, por unë jam kundër kësaj praktike”, tha Horeshka.
LEXONI GJITHASHTU:
Vrasja e Martin Canit, Apeli lë në fuqi dënimin me 16 vite burg për Mario Përlleshajn
Kontrolle për ndotjen akustike në Shkodër dhe Velipojë, policia monitoron lokalet me muzikë
SPAK hap garën për 40 hetues të rinj në BKH, Braho: Jemi në fazën përfundimtare
- 12:40 Gjendet e vdekur një foshnje në një festival në Miçigan, FBI shpërblim prej 15,000 dollarësh për identifikimin e autorëve
- 12:28 Vrasja e Martin Canit, Apeli lë në fuqi dënimin me 16 vite burg për Mario Përlleshajn
- 12:25 SHBA sulmon gjatë natës dy provinca në juglindje të Iranit, lëshuan 13 raketa
- 12:17 Spanja dhe Gjibraltari festojnë rënien e gardhit kufitar pas nënshkrimit të ‘marrëveshjes historike’
- 12:13 Mbi 140 tifozë të arrestuar në Paris pas gjysmëfinales së Kupës së Botës Francë-Spanjë
- 11:57 Kontrolle për ndotjen akustike në Shkodër dhe Velipojë, policia monitoron lokalet me muzikë