Projektligji për shtetësinë në RMV, Zaev takon Selën dhe Gashin

12 Prill 2021 | 16:42

Krerët e koalicionit opozitar shqiptar Aleanca për Shqiptarët – Alternativa, Ziadin Sela dhe Afrim Gashi, takuan sot kryeministrin e Maqedonisë së Veriut Zoran Zaev për të gjetur zgjidhje për Ligjin për Shtetësi.

Ky projekt-ligj i opozitës shqiptare, i cili synon të zgjidhë problemin e mijëra personave pa shtetësi, ishte refuzuar fillimisht si nga LSDM-ja qeverisëse ashtu edhe nga VMRODPMNE opozitare.

Korrespondenti i Euronews Albania, Benjamin Arifi raporton se gjatë takimit ka pasur përparim dhe pritet që deri të premten të gjendet zgjidhje përfundimtare. Çështje në diskutim është se sa kompetenca do të kenë agjencitë e shërbimeve inteligjente si dhe kushtin për të garantuar tre dëshmitarë që faktojnë lindjen në Maqedoninë e Veriut të personave që nuk kanë shtetësi.

Çështja e personave pa shtetësi ishte përmendur edhe në raportin e fundit të Departamentit Amerikan të Shtetit për liritë dhe të drejtat e njeriut në Maqedoninë e Veriut.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deklarata e ministres serbe për spastrim etnik, reagon Ali Ahmeti: Tronditëse, çnjerëzore dhe e papranueshme

Kreu i BDI-së, Ali Ahmeti përmes një postimi në “Facebook” ka reaguar lidhur me deklaratën e ministres serbe Snezhana Paunoviç e cila në një intervistë...
11:50 | 15/07/2026

Policia dhe partnerët amerikanë arrestojnë në Durrës 2 të kërkuar për vrasje nga Maqedonia e Veriut

Dy shtetas të shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet e Republikës së Maqedonisë së Veriut, të akuzuar për vrasje, plagosje, armëmbajtje pa leje dhe pjesëmarrje...
13:31 | 11/07/2026

Tre zyrtarë shqiptarë nga RMV: Nuk na lejuan të hyjmë në Shqipëri

Tre zyrtarë nga Maqedonia e Veriut, deputeti dhe koordinatori i grupit parlamentar të VLEN-it Bekim Qoku, deputeti Adnan Azizi dhe zëvendëssekretari i përgjithshëm i Qeverisë,...
18:16 | 08/07/2026