Prokurorët e SPAK homazhe për gjyqtarin Astrit Kalaja
Në Pallatin e Kongreseve po mbahen homazhe në nder të gjyqtarit Astrit Kalaja i cili u vra 2 ditë më parë në Gjykatën e Apelit.
Prokurorët e Prokurorisë së Posaçme së bashku me kreun e institucionit Altin Dumani ishin pjesë e homazheve për gjyqtarin Kalaja.
I pranishëm ishte edhe kryeministri Edi Rama, i shoqëruar nga ministri i Drejtësisë. Prokurorë, gjyqtarë dhe përfaqësues të sistemit të drejtësisë kryen homazhe në nder të kolegut të tyre të vrarë në krye të detyrës.
Ngjarja e rëndë ndodhi të hënën dhe solli reagime të shumta nga sistemi i drejtësisë, politika por edhe opinioni publik.
Elvis Shkambi qëlloi me tre plumba gjyqtarin Astrit Kalaja menjëherë sapo dha vendimin në disfavor të tij për një çështje prone duke i shkaktuar vdekje.
31-vjeçari qëlloi me armë zjarri edhe ndaj 2 personave të tjerë në sallën e gjyqit, me të cilët ishte në konflikt pronësie duke i lënë të plagosur.
Pas arrestimit të autorit të vrasjes, Elvis Shkambi, në pranga lidhur me ngjarjen e rëndë janë vënë edhe xhaxhai i tij, Gjon Shkambi, si dhe punonjësi i sigurisë i Gjykatës së Apelit Tiranë, Banush Koxhaj.
Dita e 48-të, qytetarët vijojnë protestën para Kryeministrisë
Shqipëria, ndër më të prekurat në Europë nga rënia e lindjeve dhe popullsisë
Shqipëria priti 12% më shumë vizitorë në maj, rajoni verior shënoi rritje të lartë
- 20:06 Krimea përballet me krizë karburanti dhe energjie, autoritetet ruse pranojnë përkeqësimin e situates
- 20:02 Dita e 48-të, qytetarët vijojnë protestën para Kryeministrisë
- 19:42 Polonia përgatit ligjin për “gjendjen para luftës”
- 19:34 Cisterna e sanksionuar po rrjedh naftë pranë brigjeve të Omanit
- 19:25 Të shtëna me armë zjarri në Danimarkë, vritet një person. Plgoset polici dhe autori (VIDEO)
- 19:18 Raporti i KE për Shqipërinë: Korrupsioni mbetet shqetësim