Prokurori anti-mafias italiane: Prokurorët e SPAK të marrin pjesë në mbledhjet tona
Prokurori anti-mafias italiane, Giovanni Melillo dekaroi se do të ofrohet e njëjta mbështetje për drejtuesin e ri të Strukturës së Posaçme (SPAK).
Në konferencën me Drejtorinë Kombëtare italiane Anti-mafia dhe kundër Terrorizmit në Tiranë, Melillo u shpreh se prokurorët e SPAK duhet të marrin pjesë në mbledhjet e zyrës të anti-mafias dhe anti-terrorizmit në Itali.
“Do i ofrojmë të njëjtën mbështetje drejtuesit të ri të SPAK. Është e rëndësishme që puna e institucioneve të rritet edhe më tej. Të kemi takime të perhershme dhe prokurorët e SPAK të marrin pjesë në mbledhjet e zyrës sonë të anti-mafias dhe anti-terrorizmit.
Skuadrat e përbashkëta hetimore nuk mjaftojnë, duhen analiza. Shqipëria dhe Italia duhet t’i bëjnë ballë transformimeve të krimit të organizuar. Kemi sfida të mëdha përpara”, theksoi ai.
Ndërsa, kreu i SPAK, Arben Kraja ka deklaruar se krimi shqiptar është i shtrirë nga Amerika Latine deri në Dubai.
Kraja nënvizoi se me këtë shtet kanë 18 skuadra të përbashkëta hetimore.
LEXONI GJITHASHTU
Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë
“Si i komentoni protestat në Shqipëri?”, përgjigjet komisionerja Marta Kos
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë