Prokuroria urdhëron bastisje në Ministrinë e Bujqësisë në Kosovë
Prokuroria Speciale e Kosovës ka bërë të ditur të enjten se e ka autorizuar Policinë e Kosovës që të kryejë veprime hetimore në Ministrinë e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural lidhur me dyshimet se zyrtarë publikë të kësaj ministrie kanë kryer vepra penale.
Përmes një komunikate për media, Prokuroria ka thënë se dyshimet lidhen me renovimin e objektit që dikur e ka shfrytëzuar partia politike, Aleanca për Ardhmërinë Kosovës, i cili tani është nën menaxhimin e Ministrisë.
Prokuroria ka thënë se zyrtarët publikë dyshohen për “keqpërdorim të detyrës zyrtare” për “keqpërdorim të pozitës zyrtare”, “keqpërdorim dhe mashtrim në prokurimin publik” dhe “falsifikim të dokumenteve”.
Mediumi lokal në Kosovë, Koha, ka raportuar ditë më parë lidhur me një pagesë të kryer në vlerë të 66 mijë eurove për një konsorcium për heqjen e mobilieve nga ndërtesa që tani është nën menaxhim të ministrisë.
Sipas këtyre raportimeve, ministria ka paguar nga 2 mijë euro për heqjen e mobilieve nga secila prej 33 hapësirave të ndërtesës, përfshirë tualetet në të cilat ka pasur inventarë.
Për këto shërbime dhe rinovimin e rreth 600 metrave katrorë, Ministria e Bujqësisë besohet se i ka shpenzuar 370 mijë eurove, sipas raportimeve të Kohës.
Radio Evropa e Lirë nuk i ka verifikuar në mënyrë të pavarur këto raportime.
Ministria e Bujqësisë ka thënë në një përgjigje për Radion Evropa e Lirë se përgëzon autoritetet për reagimin e shpejtë dhe qasjen proakive, ndonëse këto veprime vijnë pas një “shkrimi spekulativ medial”.
“Organet e rendit dhe drejtësisë le ta kryejnë punën e tyre. Për të njëjtin objekt ka pasur prova dhe dëshmi për abuzime për vite të tëra, mirëpo reagime ekspeditive të këtij lloji nuk janë ndërmarrë asnjëherë më parë”, është thënë mes tjerash në përgjigjen e Ministrisë.
LEXONI GJITHASHTU:
“Ministrja serbe nuk bëri gafë politike”, Ramabaja: Shqetësuese është reagimi i Shqipërisë
Kosova letër Kaja Kallas, i kërkon të bëjë më shumë për të dënuar deklaratën e ministres serbe për spastrim etnik
Policia e Kosovës hedh poshtë akuzat e Dioqezës së Rashkës dhe Prizrenit për “presion ndaj serbëve”
- 18:47 “Ministrja serbe nuk bëri gafë politike”, Ramabaja: Shqetësuese është reagimi i Shqipërisë
- 18:16 Finlanda kufizon përkohësisht trafikun ajror dhe detar, shkak kërcënimi nga dronët
- 18:01 Atentati ndaj 50-vjeçarit në Sarandë, gjendet një motor i braktisur buzë detit. Dyshohet se u përket autorëve
- 17:41 Korça, qendra e muzikës frymore! Mbi 200 artistë në AIR FEST-LULUFEST
- 17:35 Shijet autentike dhe recetat tradicionale promovojnë identitetin kulinar të Elbasanit
- 17:20 Finalja e Botërorit, paralajmërojnë kardiologët: Kujdes nga stresi për zemrën