Pronarët e skafeve presin zgjidhje brenda javës nga policia për pezullimet
Pronarët e skafeve kanë përfunduar takimin e tyre me drejtues të Policisë së Shtetit, në lidhje me vendimin për ndalimin e aktivitetit të mjeteve lundruese në plazhet e vendit.
Një prej përfaqësuesve tha për “Euronews Albania”, se në takimi i priti Drejtori i Policisë për Kufirin dhe Migracionin, i cili i tha se ka një angazhim maksimal nga strukturat policore për kontrolle të vendbazimeve.
Ata shpresojnë që situata të zgjidhet brenda disa ditëve, pasi ka një kosto për ta.
“Në takim na priti vetë drejtori i kufirit për emigracionin. I kërkuam arsyen e pezullimit të aktiviteteve dhe na u tha që nga policia kufitare dhe vendore ka një angazhim maksimal, por po kontrollohen vendbazimeet sipas dokumentacionit, nëse janë në rregull dhe plotësojnë kriteret për kalimin e mjeteve ujore në pjesën e caktuar. Afati besoj duhet të jetë shumë shpejt, besoj këto 2-3 ditë. Shpresojmë në një zgjidhje të shpejtë të situatës. Është dita e tretë që nuk po ushtrojmë biznesin”, theksoi ai.
Ndalimi dhe kontrolli i mjeteve lundruese nga policia, vjen pas ngjarjes së rëndë të regjistruar në Himarë, ku humbi jetën një 7-vjeçare.
LEXONI GJITHASHTU
“Aty ka që protestojnë edhe për Iranin, Rusinë e Serbinë”, Shehi ndaj Bashës: Mund të jesh patronazhist
Ambasadorja zvicerane: Mbështesim demokracinë dhe zhvillimin vendor në Shqipëri
Taulant Balla: Kërkesat e protestuesëve u bënë nga “zëdhënësi i Iranit”
- 22:28 “Aty ka që protestojnë edhe për Iranin, Rusinë e Serbinë”, Shehi ndaj Bashës: Mund të jesh patronazhist
- 22:26 Nafta bie me gati 4% pas sinjaleve pozitive nga bisedimet SHBA-Iran, Brent nën 78 dollarë
- 22:23 Avramopoulos pas urdhër-arresti: Nuk do ta përdor imunitetin, kërkoj hetim të plotë gjyqësor
- 22:20 Ambasadorja zvicerane: Mbështesim demokracinë dhe zhvillimin vendor në Shqipëri
- 22:06 “Kësaj proteste do t’i bien të tëra puplat false të flamingove”, Rama sulmon Dritan Goxhajn
- 21:59 Messi i fuqishëm rrëzon edhe Austrinë