Pronari akuzon Artan Lamen në Review: Hoqët ligjin për pronat kufitare që të vidhni
Vasil Dani, një nga të dëmtuarit që ka zbuluar Porokuroria e Vlorës në lidhje me mbivendosjen e pronave në Livadh, ka akuzuar Drejtorin e Përgjithshëm të Kadastrës, Artan Lame në emisionin “Review” në Euronews Albania, për heqjen e ligjit për pronat kufitare.
Ai u shpreh se ky ligj u hoq kur Lame u vu në postin, të cilin e mban edhe sot.
“Unë dua t’i drejtohem zotit Lame se AMP-ja, dokumenti i marrjes së tokës në pronësi ka dy gjëra kyesore. Ka vendodhjen e pronës dhe numrin kadastral. Në pronën time, personi që është mbivendosur nga Kadastra e Vlorës dhe Bashkia e Himarës, emërtimi i vendndodhjes së pronës, është 500 metra në perëndim të pronës sime dhe numri kadastral është 500 metra në lindje të pronës sime.
Nuk ka asnjë kombinim me pronën time. Këto gjëra ndodhin në bashkëpunim të Bashkisë së Himarës dhe Kadastrës së Vlorës që janë hajdutë. Zoti Lame duhet ta dijë shumë mirë se nuk mund të bëjë një njeri hipotekë, nëse nuk ka deklarata noteriale me kufitarët. Deri në 2013 ka qenë ligj, sa erdhi zoti Lame në Kadastër e hoqën këta ligjin, vetëm për të vjedhur”, theksoi ai.
LEXONI GJITHASHTU
- Tjetërsimi i pronave në Himarë, Artan Lame: Prokuroria po i shkon me themel çështjes
- Ekskluzive | Si i dha ish-kreu i qarkut Vlorë 12 mijë m2 tokë familjes së tij
- Brisida Shehaj: Kryebashkiaku i Himarës duhet të jetë në burg për pronat në bregdet
FAST Albania arreston në Kavajë 26-vjeçarin e kërkuar nga Italia për trafik droge
Euronews siguron pamjet, momenti kur Refit Buzi liron ish-bashkëshorten pasi e kishte marrë peng (VIDEO)
Braçe pas lajmit për përplasjen me Ramën: Nuk më nxori njeri jashtë, të bëhet shembull ai që tregoi se çfarë ndodhi në mbledhje
- 17:22 Sulm në zonën turistike të Zaporizhias, Rusia akuzon Ukrainën për 11 të vrarë
- 17:10 Arben Malaj konfirmon kandidaturën për kryetar të Bashkisë së Vlorës: Pse zgjodha të dal i pavarur
- 16:54 Humbi shikimin dhe njërin gisht në fëmijëri, por jo ëndrrën: Historia frymëzuese e klarinetistit Nevruz Bramo
- 16:18 “Za Fest” pushton kalanë e Rozafës, qindra artdashës në natën e dytë të festivalit
- 16:09 Hapat e parë drejt fitores, Pogradeci organizon edicionin e katërt të “Maratonës së Bebeve” (VIDEO)
- 15:51 Rrëzohet hidroavioni në SHBA, shpëtojnë 11 personat në bord (VIDEO)