Pronari i TikTok shkarkon praktikantin për sabotim të projektit të AI
ByteDance, pronari i TikTok, ka shkarkuar një praktikant për “ndërhyrje me qëllim të keq” në trajnimin e një prej modeleve të saj të inteligjencës artificiale.
Megjithatë, kompania hodhi poshtë pretendimet për shkallën e dëmit, duke theksuar se ato përmbajnë “ekzagjerime dhe pasaktësi”.
Sipas ByteDance, individi ishte pjesë e ekipit të teknologjisë së reklamave dhe nuk kishte përvojë me Laboratorin AI.
Kompania sqaroi se operacionet e saj, përfshirë modelet e inteligjencës artificiale, nuk u ndikuan nga veprimet e praktikantit dhe mohoi raportet për dëme që tejkalonin 10 milionë dollarë.
ByteDance ka informuar universitetin e praktikantit dhe organet e industrisë për incidentin. Kompania, e njohur për aplikacione si TikTok dhe Douyin, vazhdon të investojë në teknologjinë AI për të fuqizuar produktet e saj, përfshirë chatbotin Doubao.
“Individi ishte një praktikant në ekipin e teknologjisë [reklamave] dhe nuk ka përvojë me Laboratorin AI. Profili i tyre në mediat sociale dhe disa raporte mediatike përmbajnë pasaktësi.”,” tha ByteDance në një deklaratë.
LEXONI GJITHASHTU:
Mbledhja e Grupit Parlamentar të PS-së, Peleshi: Kemi hyrë në fazën përfundimtare të negociatave
Bllokohet Kapshtica të hënën, greva e doganierëve grekë do të pezullojë për 5 orë kalimin e mjeteve
Gjykata Administrative rrëzon padinë e Veliajt për prokurorin Ols Dado, nuk legjitimohet kërkesa
- 11:39 Mbledhja e Grupit Parlamentar të PS-së, Peleshi: Kemi hyrë në fazën përfundimtare të negociatave
- 11:25 Bllokohet Kapshtica të hënën, greva e doganierëve grekë do të pezullojë për 5 orë kalimin e mjeteve
- 11:08 Haxhiu: Seanca konstituive e Kuvendit të Kosovës do të mbahet më 6 gusht
- 11:05 Gjykata Administrative rrëzon padinë e Veliajt për prokurorin Ols Dado, nuk legjitimohet kërkesa
- 10:48 Prokuroria Gjirokastër kërkon 30 vite burgim për autorin e vrasjes së çiftit të të moshuarve në Dropull
- 10:40 Vrasja në Roskovec, flet i afërmi i viktimës: Ngjarje e paralajmëruar disa herë. Autori kërcënonte shpesh vajzën