Propozimi i inxhinierit: Nga Rrapi te Bliri, çdo rrugë të ketë pemën e vet simbolike
Banka Botërore, në raportin rajonal për Ballkanin Perëndimor, vuri në dukje, se valët e të nxehtit pritet të rriten shpejt në dekadat në vijim.
Ndërmjet viteve 1990 dhe 2040, Durrësi do të ketë rritjen më të lartë në indeksin i madhësisë së valës së nxehtësisë midis një kampioni qytetesh të mëdha në rajon.
Shkëlqim Beqo, inxhinier ndërtimi tha në emisionin GoodMorning Albanians në Euronews Albania se në fazën që vendi është nën dyndjen e ndërtimeve i duhet dhënë prioritet hapësirave të gjelbra.
“Unë kam mendimin se në këtë fazë kur ka një dyndje ndërtimesh të egra t’i jepet një rëndësi e veçantë trajtimit të gjelbërimit, trajtimit ekologjik të zonës që të prishet raporti beton-gjelbërim në raport të gjelbërimit, por edhe kjo jo me mediokritetin që është Tirana, nuk ka më mediokër se trajtim i i gjelbërimit që ka Tirana. Për shembull rruga ‘4 Dëshmorët’ kanë mbjellë qiparis, kisha e ka quajtur pemë simbolike të vetën para mijëra vjetësh, duket sikur po shkon në varreza. Këtu mungon profesionalizmi, unë do isha për këtë, që asnjë rrugë e Tiranës nuk duhet të ishte më të njëjtin dru, 3 dru ka Tirana, e kanë mbytur me rrapin. Te ‘Shtëpia e Gjetheve’ dikur ka pasur bli dhe ne shkonim gjithmonë se mbante aromë e mirë. Çdo rrugë duhet të ketë individualitetin e vet”, tha inxhinieri.
LEXONI GJITHASHTU:
“Zjarri në Shëngjin ishte i qëllimshëm”, eksperti i sigurisë: Ja kujt i intereson
“Zjarri i Shëngjinit kishte 4 ditë, mund të ishte menaxhuar”, gazetari: Si nisi…
“1 lugë vaj ulliri në ditë largon plakjen”-Eksperti ushqimor tregon arsyen…
- 22:28 Një i paraburgosur mbërrin pa shenja jete në spitalin e Vlorës
- 22:26 Anthony Gordon shënon ndaj Argjentinës, Anglia kalon në avantazh në gjysmëfinalen e Kupës së Botës
- 22:08 “Pres më shumë nga Shqipëria”, Ministri Sveçla i ashpër me Tiranën zyrtare për qëndrimin ndaj
- 22:07 “Do bënte spastrim etnik në Kosovë”, Sveçla: Daçiç dhe Vuçiç pasardhës të Millosheviçit
- 21:56 Debati Gjiknuri-Manja në Komisionin e Ligjeve, Klosi komenton në Euronews Albania nëse ka një “krisje” në PS
- 21:53 Ish-presidenti Biden, libër biografik pas zgjedhjeve të mesmandatit