Protesta| Avokatët e Berishës në Kuvend, gazetarja: Ka indicie për incidente

18 Dhjetor 2023 | 12:00

Në ambientet e Kryesisë së Kuvendit, ka nisur protesta e thirrur nga kreu i rithemelimit Sali Berisha.

Tubimi mbahet në të njëjtën kohë kur në Këshillin e Mandateve do të shqyrtohet kërkesa e SPAK për heqjen e imunitetit të ish-kryeministrit Sali Berisha.

Vetë Berisha nuk do të jetë i pranëshëm në seancë, gjë të cilën e bëri me dije mëngjesin e ditës së sotme.

Ai do të përfaqësohet në mbledhjen e këshillit të Mandave me dy avokatët e tij, të cilët kanë hyrë në ambientet e Kuvendit.

Protestës i janë bashkuar deputetët e Rithemelimit, si dhe deputeti i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili.

Nën thirrjet e simpatizantëve të Rithemelimit “poshtë diktatura”, qytetarët kanë pritur ish-kryeministrin Berisha.

Ndërkohë avokatët e Berishës u panë të futeshin në ambientet e Kuvendit, ku pritet të mbahet mbledhja e Këshillit të Mandateve.

Gazetarja e Euronews Albania, Sara Demushi, tha se rreth 700 forca policie janë vendosur rreth Kuvendit, si dhe është hartuar një plan masash për paralajmërimin e incidenteve.

“Burime pohojnë se do të ketë incidente gjatë protestës së sotme, efektivët e policsë janë të pajisur me maska kundërgaz. Vetëm pak minuta më parë mbërriti dhe autoboti i ujit në rast se do të ketë përplasje”, tha Demushi.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Moti i keq, aksident në hyrje të tunelit të Skërficës

Një aksident rrugor është regjistruar mbrëmjen e sotme në hyrje të tunelit të Skërficës, në rrugën kombëtare Kardhiq-Delvinë. Një automjet ka dalë nga rruga duke...
22:32 | 25/06/2026

Rrufeja shkakton zjarr në Dropull, era e fortë rrëzon pemë dhe bllokon rrugën

Moti i keq që ka përfshirë pasditen dhe mbrëmjen e së enjtes qarkun e Gjirokastrës ka sjellë probleme në disa zona të Bashkisë Dropull. Si...
21:58 | 25/06/2026

Aktivisti Goci: Një agjent nuk del me fytyrë të kërkojë dorëheqjen e kryeministrit

“Një agjent nuk del me fytyrë për të kërkuar dorëheqjen e kryeministrit, por vepron në mënyrë të fshehtë.” Kështu u shpreh aktivisti Ervin Goci në...
21:57 | 25/06/2026