Protesta e 6 dhjetorit, Meta i shkon në zyrë Berishës

30 Nëntor 2022 | 12:03

Mëngjesin e së mërkurës, kryetari i partisë së Lirisë Ilir Meta është takuar sërish me ish kryeministrin Sali Berisha në selinë e Partisë Demokratike.

Mësohet se takimi i sotëm u zhvillua për koordinimin lidhur me protestën që pritet të zhvillohet në Tiranë, në datën 6 dhjetor. Të martën pritet të zhvillohet në Tiranë samiti BE-Ballkani Perëndimor.

Takimi i sotëm është i disati mes Metës dhe Berishës.

Një ditë më parë Meta konfirmoi se do të ishte i pranishëm në protestën e 6 dhjetorit, të cilën e konsideroi si një manifestim paqësor.

Pak ditë më parë, Policia refuzoi kërkesën e Partisë Demokratike për mbarëvajtjen e protestës në 6 dhjetor me argumentin se cënonte sigurinë kombëtare në një ditë historike për vendin tonë, ku liderët e Bashkimit Europian vizitojnë Tiranën për mbajtjen e samitit.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Samiti i NATO-s në Ankara, liderët botërorë bëjnë foton familjare

Këtë të mërkurë po vijojnë punimet për samitin e NATO-së teksa prej dy ditësh liderët dhe fokusi botëror është përqëndruar në Ankara. Në ditën e...
11:31 | 08/07/2026

Zjarr masiv në Porto Palermo

Një zjarr me përmasa të mëdha ka rënë në orët e mbrëmjes në zonën e Porto Palermos, në Bashkinë Himarë. Menjëherë pas marrjes së njoftimit,...
23:15 | 07/07/2026

Helmimi i studentëve në Akademinë e Sigurisë, reagon AKU

AKU ka bërë me dije se, në bashkëpunim ndërinstitucional me Akademinë e Sigurisë në Sauk, është raportuar një rast i dyshuar helmimi i disa kursantëve...
10:41 | 26/06/2026