‘Protesta, e neveritshme’, aktivistët debatojnë me Baton Haxhiun

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Protesta e shqiptarëve kundër rritjes së çmimeve është “e neveritshme” dhe jashtë kontekstit kohor, për analistin Baton Haxhiu.

Në emisionin Now me Erla Mëhillin, Haxhiu tha se protesta si koncept është civilizim, por protestuesit duhet të kenë argumente dhe arsyetime kundër qeverisë.

Sipas tij, shqiptarët nuk mund të protestojnë në kohën kur në Ukrainë bëhet luftë, mendim ky që e ka shprehur edhe kryeministri Rama.

- Advertisement -

Shqiptarët nuk mund të protestojnë për rritjen e çmimeve, thotë Haxhiu, pavarësisht se ata nuk mund të përballojnë jetesën minimale.

Sipas Haxhiut “duhet të durojnë”, pasi tani është momenti për t’u solidarizuar me Ukrainën.

Rritja e çmimeve, Haxhiu thotë se ka ardhur për shkak të luftës në Ukrainë, por aktivistët sqarojnë se protestat nuk janë bërë kundër pasojave të luftës, por kundër “abuzimit të qeverisë me këto çmime”.

Aktivisti Migen Qiraxhi tha se ka tre vjet që në Shqipëri konteksti nuk është ideal për të protestuar, por nuk mund të pritet pa reaguar kundër padrejtësive.

“Një herë tërmeti, pastaj pandemia, pastaj lufta në Ukrainë. Nuk mund të presësh tre vjet, të vidhesh pa reaguar”, u shpreh Qiraxhi.

Ai shtoi më tej se shqiptarët nuk po protestojnë për rritjen e çmimit prej luftës, por për rritjen e çmimit në mënyrë abuzive.

Edhe aktivisti dhe avokati Redon Meksi sqaroi se shqiptarët nuk po protestojnë për pasojat e luftës, por sepse qeveria nuk ka marrë masa për rritjen e çmimeve.

“Nuk po protestojmë për rritjen e çmimit të naftës për shkak të luftës nga Ukraina, por për qeverinë që nuk ka marrë masa për rritjen e çmimeve”, u shpreh ai.

Haxhiu cilësoi “të neveritshëm dhe cinik” edhe qëndrimin e ministres së Infrastrukturës Belinda Balluku, e cila u është drejtuar qytetarëve pas rritjes së çmimit të naftës duke u thënë “mos shkoni me makina për të blerë cigare”.

Por ai tha se duhet guxuar që të rrënohet qeveria në kohë krize, se prezantohet në sy të botës sikur “po përkrahim Putinin”.

1 COMMENT

LINI NJE KOMENT

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

Rikthehet pas 8 vitesh, festivali folklorik i Gjirokastrës, mbi 1200 pjesëmarrës

Nga data 24 qershor deri në 1 korrik në Gjirokastër do të rikthehet festivali folklorik. Në këtë aktivitet do të marrin pjesë më shumë se...

Vllaznia largon trajnerin, Sedloski e mbyll me shkodranët, 3 fitore në 11 ndeshje

Vargu i pankinave në Superligën Shqiptare vijon edhe pse sezoni futbollistik ka përfunduar, ndërsa ishte radha e Goce Sedloskit. Tekniku maqedonas nuk është më...

Mat/ Mbytet një person afër “Urës së Zogut”

Në vendin e quajtur "Ura e Zogut", mbi lumin Mat, është mbytur një person. Burime për Euronews Albania bëjnë me dije se në vendngjarje janë...

TË FUNDIT

U arrestuan gjatë përleshjeve në Zveçan, vendoset masa e sigurisë për 2 serbët

Gjykata Themelore në Prishtinë ka bërë të ditur këtë të mërkurë, më 31 maj se është vendosur masa e paraburgimit për një muaj për...

Edi Rama takohet në Sllovaki me Macron, për çfarë diskutuan

Kryeministri Edi Rama është takuar në Sllovaki me presidentin francez Emmanuel Macron. Lajmin e ka bërë me dije vetë kreu i qeverisë, duke thënë se...

Sondazh

A jeni dakord për rihapjen e basteve sportive sipas kushteve të reja online të qeverisë?
×