Protesta e opozitës, Gazment Bardhi: Krimi dhe korrupsioni po sundojnë vendin
Duke folur nga protesta e opozitës para kryeministrisë, kryetari i grupit parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi, tha se vendi po kalon një kohë të vështirë, ku po sundon krimi i organizuar dhe korrupsioni.
Teksa falënderoi pjesëmarrësit në protestë ai tha se shoqëria shqiptare ka ende një zemër dhe ende guxim.
“Në çdo takim që kam patur me ju demokrat dhe qytetarë të lirë, kam marrë prej jush një mesazh që ju nuk dorëzoheni. Të gjithë bashkë nuk dorëzohemi. Kam mësuar se sakrifica dhe besimi janë dy vlerat më të mëdha që na kanë mbajtur gjithmonë në këmbë, se sakrifica dhe besimi do të na çojnë përpara për t’u përballur me pengesën dhe problematikën më të madhe të shqiptarëve, largimin e Edi Ramës, kryeministrit më të korruptuar dhe të inkriminuar në botë. Kjo protestë është për dinjitetin tonë të përbashkët dhe për të ardhmen, që nuk ia falim Edi Ramës. Jemi këtu sepse korrupsioni po na merr frymën. Kartelët e drogës po na vjedhin të ardhmen. E keqja nuk do të triumfojë. Ne jemi për t’i thënë hajdutëve dhe kriminelëve që koha e tyre ka mbaruar. Tani është koha e qytetarëve të ndershëm. Këtij pushteti i janë tundur themelet, Rama ka frikë se e vërteta ka dalë. Ky popull, kur zgjohet, nuk ndalet më. Sot është koha të guxojmë. Asnjë pushtet nuk bie me lutje, asnjë pushtet nuk bie në heshtje, asnjë pushtet nuk i reziston dot një populli që nuk do të dorëzohet. Rama duhet ta ketë të qartë se qytetarët do t’i kenë përballë deri në largimin e tij. Asnjë regjim nuk ka rënë nga fjalimet, por kur njerëzit nuk kanë pranuar poshtërimin si normalitet, prandaj qëndroni, rezistoni, mos u përkulni. Qëndresë sot, rezistencë nesër dhe fitore së shpejti për Shqipërinë”, tha Bardhi.
LEXONI GJITHASHTU:
Tensione te Komisariati Nr. 3, protestuesit thyejnë xhamat, policia ndërhyn me makinën e ujit
Arkivoli në protestë, Balla tregon kush e solli dhe sulmon Berishën: E ka bëre 28 vite më parë
Dita e 35-të e protestës, qytetarët, aktivistët dhe diaspora nisin marshimin në rrugët e Tiranës
- 22:10 Dita e 36-të, nis marshimi i qytetarëve në rrugët e Tiranës
- 22:07 Zjarri në Drizë dhe Peshtan vihet nën kontroll pas mbi 9 orësh operacion, u evakuuan përkohësisht 7 familje
- 21:50 “Mund të anulohet samiti i NATO-s në Shqipëri në 2027 prej buxhetit?” Profesor Shala jep shpjegimin
- 21:41 “Arrestime, investime miliardëshe..”, gazetari: Ankaraja e blinduar për Samitin e NATO-s, Trump do pritet me një delegacion të madh
- 21:05 Riorganizimi i Qendrës së Mjekësisë Familjare, institucioni: Nuk ndryshon shërbimi për pacientët
- 21:03 Samiti i NATO-s më 7-8 korrik, Meçollari: Shqipëria nuk plotëson kriteret e NATO-s për buxhetin, harxhuam më pak