Protesta e opozitës, Ilir Meta mbërrin në selinë e PD-së
Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka mbërritur në selinë e Partisë Demokratike, pak para fillimit të protestës, që do të mbahet në orën 12:00.
Meta hyri në ambientet e brendshme të selisë blu, ku do të ketë edhe një takim me kryedemokratin, Sali Berisha.
Më herët, në seli mbërriti Berisha, i cili në një deklaratë të shkurtër për mediat, Berisha se Tirana po zien dhe të gjithë qytetarët duhet të dalin në shesh.
“Tirana po zien, e tëra në shesh. Rroftë Tirana, rroftë Shqipëria”, u shpreh Berisha para gazetarëve.
Protesta e Partisë Demokratike do të zhvillohet krahas samitit të Bashkimit Evropian me vendet e Ballkanit Perëndimor. Më herët, Berisha ka thënë se protesta do të mbahet para Kryeministrisë.
Edhe pse policia nuk ka dhënë leje për protestën brenda perimetrit të sigurisë, Berisha është shprehur se populli opozitar do të mbushë rrugët dhe sheshet e Tiranës.
LEXONI GJITHASHTU
Braçe pas lajmit për përplasjen me Ramën: Nuk më nxori njeri jashtë, të bëhet shembull ai që tregoi se çfarë ndodhi në mbledhje
Reforma territoriale, Berisha: Rama po bën gjithçka për konfrontim, ftoj qytetarët të protestojnë për këtë çështje
Rama shpjegon Paketën e Maleve sipas ChatGPT: Nuk favorizon të pasurit, por familjet me toka të trashëguara pa dokumente
- 16:18 “Za Fest” pushton kalanë e Rozafës, qindra artdashës në natën e dytë të festivalit
- 16:09 Hapat e parë drejt fitores, Pogradeci organizon edicionin e katërt të “Maratonës së Bebeve” (VIDEO)
- 15:51 Rrëzohet hidroavioni në SHBA, shpëtojnë 11 personat në bord (VIDEO)
- 15:38 Andrea Pirlo merr drejtimin e Italisë, “Axurrët” i besojnë legjendës misionin e ringritjes
- 15:36 Teuta nuk ndalet në merkato, zyrtarizon portierin brazilian Morales dhe sulmuesin portugez Martelo
- 15:14 FAST Albania arreston në Kavajë 26-vjeçarin e kërkuar nga Italia për trafik droge