‘Uragan i paparë’ në orën 12:00, çfarë paralajmëron Berisha

6 Dhjetor 2022 | 10:35

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka bërë një reagim në lidhje me protestën që kjo forcë politike do të organizojë këtë të martë në orën 12:00.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Berisha paralajmëron se sot do të ketë ‘uragan të paparë’ në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.

“Sot tirani lebetitet! Uragan i paparë në ora 12:00 në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”! sb”, shkroi Berisha në Facebook.

Protesta e Partisë Demokratike do të zhvillohet krahas samitit të Bashkimit Evropian me vendet e Ballkanit Perëndimor. Më herët, Berisha ka thënë se protesta do të mbahet para Kryeministrisë.

Edhe pse policia nuk ka dhënë leje për protestën brenda perimetrit të sigurisë, Berisha është shprehur se populli opozitar do të mbushë rrugët dhe sheshet e Tiranës.

LEXONI GJITHASHTU

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Samiti i NATO-s në Ankara, liderët botërorë bëjnë foton familjare

Këtë të mërkurë po vijojnë punimet për samitin e NATO-së teksa prej dy ditësh liderët dhe fokusi botëror është përqëndruar në Ankara. Në ditën e...
11:31 | 08/07/2026

Zjarr masiv në Porto Palermo

Një zjarr me përmasa të mëdha ka rënë në orët e mbrëmjes në zonën e Porto Palermos, në Bashkinë Himarë. Menjëherë pas marrjes së njoftimit,...
23:15 | 07/07/2026

Helmimi i studentëve në Akademinë e Sigurisë, reagon AKU

AKU ka bërë me dije se, në bashkëpunim ndërinstitucional me Akademinë e Sigurisë në Sauk, është raportuar një rast i dyshuar helmimi i disa kursantëve...
10:41 | 26/06/2026