“Protesta kundër korrupsionit që vret”, qytetarët në Tetovë kërkojnë drejtësi
Qytetarë të shumtë bllokuan këtë të hënë rrugët e Tetovës për të protestuar kundër sistemit që thonë se po i vret banorët.
Të nxitur nga zjarri në Koçan që mori 59 jetë, ata kërkojnë drejtësi për të gjitha rastet.
“Po protestojmë që të mos kemi raste të reja, të ndërmerren masa radikale që të ndryshohet gjendja, jo vetëm me fjalë”, thonë ata.
Ibni Emshiu humbi babanë dhe vëllain gjatë zjarrit në spitalin e Tetovës, por gjykata gjeti fajtor kabllon elektrike dhe asnjë person fizik.
“Viktimat në Koçan i vrau mosndëshkimi i rasteve paraprake. Viktimat në Koçan dhe spitalin modular i dogji korrupsioni. Mirëpo për rastin tonë askush nuk u dënua. Zero dënime, zero burgime. Të dashurit tanë nuk mund t’i ktheni, por ne kërkojmë drejtësi jo-selektive”, thotë protestuesi Ibni Emshiu.
Burim Islami humbi nënën në aksidentin e autobusit në Bullgari dhe pret dënime më të ashpra për të akuzuarit.
“Nga tragjedia në tragjedi, për fat të keq, ne kemi vetëm një progres. Ky është numri i viktimave, i cili vazhdon dhe rritet. Gjithçka tjetër është regres. Duke mësuar nga rastet e kaluara, frikësohemi se edhe ky rast do të përfundojë si rastet e tjera, ku fajtorët do të shpallen të vdekurit dhe më të dobëtit, por jo të fortët dhe ju”, thotë protestuesi Burim Islami.
Nga viti 2019 e deri më sot, si pasojë e shkeljes së ligjeve dhe korrupsionit, në raste që kanë shokuar opinionin, kanë humbur jetën 134 qytetarë të Maqedonisë së Veriut.
“Të dëshpëruar nga epilogjet e mëparshme, ku kanë humbur jetën një numër shumë i madh qytetarësh të Maqedonisë së Veriut, protestuesit kërkuan që të ketë një hetim apo grup hetimor ndërkombëtar, i cili do të merret me rastin e Koçanit, në të cilin fatkeqësisht kanë humbur jetën një numër kaq i madh i të rinjve”, thotë gazetari i Euronews Albania, Ferikan Iljazi.
LEXONI GJITHASHTU:
Evropa nën pushtetin e të nxehtit, automjetet e policisë hedhin ujë mbi qytetarët në Gjermani
Sot dita e 30-të e protestës në Tiranë, policia procedon penalisht 31 protestues
Përfshihet nga flakët një banesë në Vlorë, zjarrfikësit në vendngjarje. Detajet e para (VIDEO)
- 17:08 INSTAT publikon shifrat: Ekonomia u rrit me 3.7% në tremujorin e parë të vitit 2026
- 16:57 Rubio do të informojë ligjvënësit e Dhomës së Përfaqësuesve mbi marrëveshjen me Iranin
- 16:53 Rrëfimi prekës i nënës që shpëtoi me foshnjën 18-ditëshe nga rrënojat e tërmetit në Venezuelë: I prekja hundën nëse merrte frymë
- 16:50 Gjykata Supreme e SHBA-së vendos: Trump mund të shkarkojë drejtuesit e agjencive të pavarura
- 16:37 Iraku cakton 30 shtatorin si afat për grupet pro-iraniane që të çarmatosen
- 16:29 Holanda: Rusia pas përfundimit të luftës në Ukrainë, mund të sulmojë NATO-n