Protesta në Beograd: Studentët bllokojnë RTS-në për të tetën ditë radhazi

22 Prill 2025 | 15:47

Studentët e Universitetit të Beogradit kanë hyrë në ditën e tetë të bllokadës së ndërtesës së Radiotelevizionit të Serbisë (RTS), transmetuesit publik shtetëror, duke akuzuar këtë institucion për mungesë objektiviteti dhe mbulim të njëanshëm të protestave të tyre.

Një nga kërkesat kryesore të protestuesve është shpallja e një konkursi të ri për anëtarët e Këshillit të Organit Rregullativ për Mediat Elektronike (REM), që sipas tyre duhet të garantojë pluralizmin dhe pavarësinë e mediave në Serbi.

RTS, nga ana tjetër, ka njoftuar se për shkak të “rrethanave të vështira të punës”, është detyruar të ndryshojë skemën programore dhe ka deponuar kallëzim penal në Prokurorinë Publike Themelore në Beograd kundër organizatorëve të bllokadës. Gjithashtu, transmetuesi publik ka kërkuar ndërhyrjen e institucioneve ndërkombëtare, duke e cilësuar situatën si pengesë për lirinë e punës së gazetarëve.

Prokuroria e Lartë Publike në Beograd ka paralajmëruar se çdo vepër penale eventuale do të trajtohet në përputhje me ligjin, dhe kryesit do të identifikohen dhe ndiqen penalisht.

Përkundër motit dhe ditëve të festave të Pashkëve, studentët kanë qëndruar të palëkundur përpara RTS-së, duke vazhduar protestën në mënyrë të pandërprerë. Protestës i janë bashkuar edhe studentë nga qytete të tjera, përfshirë edhe nga Novi Pazari, qytet me shumicë boshnjake, gjë që ka tërhequr vëmendje të veçantë.

Që nga nëntori i vitit të kaluar, ata kanë bllokuar dhjetëra fakultete dhe kanë organizuar protesta të vazhdueshme në mbarë vendin, duke kërkuar përgjegjësi dhe ndjekje penale për shembjen e strehës në stacionin hekurudhor në Novi Sad, tragjedi që shkaktoi 16 viktima.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Tensione te Komisariati Nr. 3, protestuesit thyejnë xhamat, policia ndërhyn me makinën e ujit

Tensione janë shënuar mbrëmjen e sotme pranë Komisariatit Nr. 3 në Tiranë, ku disa protestues kanë thyer xhamat e godinës së komisariatit. Policia ka ndërhyrë...
00:15 | 05/07/2026

Arkivoli në protestë, Balla tregon kush e solli dhe sulmon Berishën: E ka bëre 28 vite më parë

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, ka reaguar në lidhje me arkivolin që u soll nga disa protestues gjatë ditës së 35-të...
22:08 | 04/07/2026

Dita e 35-të e protestës, qytetarët, aktivistët dhe diaspora nisin marshimin në rrugët e Tiranës

Pas rreth dy orësh tubim para Kryeministrisë, ku qytetarë, aktivistë dhe shqiptarë të ardhur nga diaspora mbajtën fjalimet e tyre, protestuesit nisën marshimin në rrugët...
21:54 | 04/07/2026