Protesta në RMV kundër shtrenjtimit të energjisë elektrike

9 Shtator 2020 | 20:51

Me moton “rrymë e shtrenjte, popull i varfër“, qindra demonstrues iu përgjigjen thirrjes së partisë opozitare VMRO DPMNE-së për protesta në Maqedoninë e Veriut.

Opozita iu bashkëngjit protestave qytetare kundër shtrenjtimit të rrymës elektrike, të filluara para disa javësh në disa qytete të vendit.

Protestat shpërthyen pas vendimit të fundit të Komisionit Rregullator të Energjetikes për shtrenjtimin e rrymës elektrike për 7,4%, në dobi të kompanisë private austriake EVN.

Protestuesit kanë kërkuar anulimin e kësaj rritjeje si dhe shkarkimin e të gjithë anëtarëve të Komisionit Rregullator të Energjetikes.

Gjithashtu, qytetarët kanë kërkuar që gjatë fundjavës energjia elektrike të paguhet pa TVSH.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deklarata e ministres serbe për spastrim etnik, reagon Ali Ahmeti: Tronditëse, çnjerëzore dhe e papranueshme

Kreu i BDI-së, Ali Ahmeti përmes një postimi në “Facebook” ka reaguar lidhur me deklaratën e ministres serbe Snezhana Paunoviç e cila në një intervistë...
11:50 | 15/07/2026

Policia dhe partnerët amerikanë arrestojnë në Durrës 2 të kërkuar për vrasje nga Maqedonia e Veriut

Dy shtetas të shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet e Republikës së Maqedonisë së Veriut, të akuzuar për vrasje, plagosje, armëmbajtje pa leje dhe pjesëmarrje...
13:31 | 11/07/2026

Tre zyrtarë shqiptarë nga RMV: Nuk na lejuan të hyjmë në Shqipëri

Tre zyrtarë nga Maqedonia e Veriut, deputeti dhe koordinatori i grupit parlamentar të VLEN-it Bekim Qoku, deputeti Adnan Azizi dhe zëvendëssekretari i përgjithshëm i Qeverisë,...
18:16 | 08/07/2026