Protesta në Sllovaki| Qeveria kundër Prokurorisë Speciale, synohet shkrirja e saj

13 Janar 2024 | 19:11

Partitë opozitare të Sllovakisë kanë dalë në rrugë kundër planeve të kryeministrit për të shpërbërë Prokurorinë Speciale të vendit.

Institucioni ka në fokus korrupsionin e nivelit të lartë dhe krimin e organizuar.

Aktualisht po trajton disa raste që përfshijnë partinë e vetë kryeministrit Robert Fico.

“Ne jemi këtu për të treguar mbështetjen dhe solidaritetin tonë për demokracinë dhe shtetin e së drejtës. Sepse në thelb Kryeministri po korrupton sistemin gjyqësor këtu”, tha një nga protestuesit

Robert Fico u bë kryeministër për herë të katërt vjeshtën e kaluar.

Kritikët thonë se fushata e tij ishte e mbushur me retorikë pro-ruse dhe anti-ukrainase, si dhe me Retorikë anti-amerikane dhe kundër emigracionit.

Ai gjithashtu akuzohet për sulme të ashpra ndaj organizatave jo-qeveritare dhe mediave.

Sllovakia renditet e 50-ta nga 180 vende në Indeksin Global të Korrupsionit

Pozicioni më i mirë i saj në 10 vjet, pohojnë ekspertët. Gjithsesi, ata mendojnë se nuk ka shumë për t’u krenuar.

Xénia Makarová, Analiste dhe zëdhënëse, OJQ Zastavme Korupciu, deklaroi: “Korrupsioni publik në Sllovaki ndodh pikërisht në fushat në të cilat fokusohet Fondacioni ynë, përkatësisht prokurimet publike, konflikti i interesave të politikanëve kur ata vënë interesat e tyre para interesit publik dhe korrupsioni. Pikërisht në këtë fushë ka pasur goditjet më të mëdha të policies ne vitet e fundit dhe disa nga këto çështje të ndjeshme politikisht, janë tashmë para gjykatave. Dhe është treguar se korrupsioni ka arritur deri në nivelet më të larta të politikës”.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Inteligjenca artificiale në shëndetësi, OBSH: Mungesa e rregullave rrezikon pacientët

Inteligjenca artificiale po përdoret gjithnjë e më shumë në spitalet europiane, nga diagnostikimi i sëmundjeve deri te përmirësimi i organizimit të punës, por mungesa e...
22:27 | 16/07/2026

Vala e të nxehtit në Europë, mbi 12 mijë vdekje gjatë muajit qershor

Vala ekstreme e të nxehtit që përfshiu Europën në fund të muajit qershor ka shkaktuar të paktën 12 mijë vdekje shtesë në rreth 10 vende...
22:09 | 16/07/2026

Studimi: Netët tropikale po na prishin cilësinë e gjumit dhe reduktojnë orët e tij

Ndryshimet klimatike po ndikojnë drejtpërdrejt edhe në gjumin e njerëzve. Një analizë e re zbulon se temperaturat e larta gjatë natës po i shkaktojnë botës...
21:40 | 16/07/2026