Protestat e lajmëruara nga Berisha, Bardhi: Kanë mbështetjen time të plotë

19 Dhjetor 2023 | 15:34

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi është shprehur se ai mbështet çdo protest kundër qeverisë së kryeministrit Edi Rama.

Komentet Bardhi i bëri në një deklaratë për mediat, ku u pyet nëse mbështet protestat e paralajmëruara nga ish-kryeministri Sali Berisha.

Bardhi tha gjithashtu se është përdorur standart i dyfishtë në hetimin e bashkëpunëtorëve të Edi Ramës dhe të Sali Berishës.

“Çdo protestë kundër regjimit të Ramës ka patur dhe ka mbështetjen time. Çdo deputet i opozitës ka mbështetur dhe mbështet çdo protest kundër regjimit të Edi Ramës. Ne kemi një aksion prej 3 muajsh brenda sallës së Parlamentit dhe ne do të jemi brenda Parlamentit.

Ndërkohë sesi do të vijojë skenari më pas, mbetet për t’u parë. Ajo që unë kam thënë herën e shkuar është ajo që unë thash edhe sot. Që t’i hiqet imuniteti një deputeti, SPAK duhet t’i drejtohet Kuvendit. Unë nuk jam për imunitet për deputetët.

Unë nuk mund të mbyllë sytë kur shohë që ka dy standarte, standart tjetër për Saimir Tahirin, bashkëpunëtor të Ramës dhe tjetër standart për Sali Berishën, kundërshtar të Edi Ramës.

Nuk mund të mbyll sytë që për Ahmetajn mua si anëtar i këshillit më vihen në dispozicion 1400 faqe prova nga Prokuroria, se ai është bashkëpunëtor i Ramës, ndërkohë për kundërshtarin e Ramës ka patur zero prova”, tha Bardhi.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deklarata e ministres serbe për spastrimin etnik në Kosovë, reagon Hoxha: E papranueshme dhe fyese për viktimat

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, ka reaguar në platformën X ndaj deklaratës së ministres serbe të Administratës Publike dhe Vetëqeverisjes Lokale,...
14:42 | 14/07/2026

Përplasjet në Zvërnec, Apeli ndryshon masën e sigurisë për njërin prej rojeve të arrestuarve

Gjykata e Apelit e juridiksionit të përgjithshëm ka ndryshuar masën e sigurisë për njërin prej rojeve private të arrestuar për dhunën e ushtruar gjatë përplasjes...
14:30 | 14/07/2026

Efekti Haaland në Peru, qindra foshnja pagëzohen me emrin e sulmuesit norvegjez

Kupa e Botës FIFA 2026 po lë gjurmë jo vetëm në fushën e lojës, por edhe në regjistrat civilë. Në Peru është shënuar një rritje...
13:56 | 14/07/2026