Protestat e nxënësve në RMV detyrojnë Ministrinë e Arsimit të hapë shkollat
Maqedonia e Veriut ka caktuar datën 1 tetor për nisjen e sezonit të ri mësimor. Shtyrja në kohë, pasi ishte planifikuar tw niste mw 21 shtator, do t’i japë mundësi Ministrisë së Arsimit dhe asaj të Shëndetësisë të përgatisë protokollet për mbrojtjen nga COVID-19.
Vendimi fillestar i Ministrisë së Arsimit ishte që vetëm nxënësit e klasës së parë, të dytë dhe të tretë të shkojnë në shkollë, ndërsa të tjerët të vazhdojnë mësimin online. Por, pas protestave të nxënësve të shkollave të mesme, ministria e arsimit ka dalë me propozimin për mësim të kombinuar, i kërkuar edhe nga nxënësit.
Ministrja e Arsimit, Milla Carovska njoftoi se Qeveria është e gatshme të pranojë modelin e mësimit të kombinuar, pavarësisht rrezikut nga përhapja e COVID-19.
“Mësimi me prezencë fizike do të organizohet vetëm në klasa me nga 20 nxënës dhe ora mësimore do të zgjasë 30 minuta. Në shkollat e mesme orët do të jenë 35 minuta…patjetër duhet të ketë distancë fizike prej një metër e gjysmë dhe higjienë. Për mbarëvajtjen e mësimit po përgatiten protokolle strikte”, tha Carovska.
Kryetari i Unionit të nxënësve të shkollave të mesme Blendi Hodai thotë se nxënësit propozojnë modelin e kombinuar vetëm për të rritur cilësinë e mësimdhënies, ndërkohë që shkollat profesionale e kanë të pamundur të bëjnë praktikën online.
“Mësimi i kombinuar si metodë më efikase e mësimit në kohë pandemie, në gjendjen epidemiologjike të qyteteteve. Pra, shkollat dhe organet kompetente duhet të krijojnë dy grupe nga të cilët grupi i parë do ndjekë mësimin online dhe grupi i dytë do të ndjekë mësimin fizik në shkollë. Këto grupe do të bëjnë rotacione çdo dy ditë”, tha Hodai.
Qeveria po përgatit edhe një sistem kombëtar për mësimin online dhe të gjithë prindërit do të kenë mundësi zgjedhje për modelin e mësimit të fëmijës.
Deklarata e ministres serbe për spastrim etnik, reagon Ali Ahmeti: Tronditëse, çnjerëzore dhe e papranueshme
Policia dhe partnerët amerikanë arrestojnë në Durrës 2 të kërkuar për vrasje nga Maqedonia e Veriut
Tre zyrtarë shqiptarë nga RMV: Nuk na lejuan të hyjmë në Shqipëri
- 08:47 Policia e Kosovës hedh poshtë akuzat e Dioqezës së Rashkës dhe Prizrenit për “presion ndaj serbëve”
- 08:34 Lëkundje të forta tërmeti në orët e para të mëngjesit në Turqi, sa ishte magnituda
- 08:26 37-vjeçari dhunon djalin e bashkëjetueses në Korçë, i riu me plagë në kokë. Policia jep detajet (VIDEO)
- 08:19 Deklarata e ministres serbe, Konjufca letër Kallas. Kërkon takim ose bisedë telefonike për të diskutuar çështjen
- 08:08 Plagoset me armë 50-vjeçari në Sarandë, në gjendje të rëndë në spital. Policia jep detajet (EMRI+FOTO)
- 22:24 Berisha për deklaratat e ministres serbe: Ndjesa e një monstre, përsëris kërkesën për shpalljen e saj ‘non grata’