Protestat në Turqi: Policia përdori plumba gome e gaz lotsjellës ndaj demonstruesve
Zemërimi dhe trazirat publike po përhapen në të gjithë Turqinë për arrestimin e kryebashkiakut të Stambollit Ekrem Imamoglu me akuzën për korrupsion dhe terrorizëm.
Imamoglu, rivali kryesor politik i Presidentit Rexhep Tajip Erdogan, u arrestua të mërkurën në agim, vetëm disa ditë para se ai të emërohej kandidati kryesor i opozitës, Partia Popullore Republikane (CHP) në zgjedhjet presidenciale të vitit 2028.
Partia e tij i quajti arrestimet një “grusht shteti” dhe u zotua të vazhdonte demonstratat, të cilat ishin përhapur në të paktën 32 nga 81 provincat e Turqisë deri të enjten në mbrëmje, sipas AFP.
Kreu i opozitës Ozgur Ozel u bëri thirrje njerëzve në mbarë Turqinë që të dalin në rrugë sot në orën 18:30 pas përfundimit të agjërimit të përditshëm të Ramazanit, pavarësisht paralajmërimeve nga ministri i drejtësisë se thirrje të tilla janë “të paligjshme dhe të papranueshme”.
LEXONI GJITHASHTU:
Irani paralajmëron SHBA-në: Do të shkatërrojmë infrastrukturën rajonale nëse goditet infrastruktura jonë
Dy anije përmbysen në brigjet e Mianmarit, humbin jetën mbi 500 persona
Raporti: SHBA shqyrton skenarë ushtarakë për Kubën, përfshirë dislokimin e mijëra trupave
- 09:10 Irani paralajmëron SHBA-në: Do të shkatërrojmë infrastrukturën rajonale nëse goditet infrastruktura jonë
- 09:09 Dy anije përmbysen në brigjet e Mianmarit, humbin jetën mbi 500 persona
- 09:02 Iu gjetën 4 armë zjarri dhe municione në banesë, vihet në pranga 21-vjeçari në Shkodër
- 08:51 Raporti: SHBA shqyrton skenarë ushtarakë për Kubën, përfshirë dislokimin e mijëra trupave
- 08:49 Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, PD vijon bojkotin
- 08:37 Deti i Azovit, një krizë e ngjashme si Ngushtica e Hormuzit?