Protestë në mbështetje të Dodik në Bosnjë

1 Shtator 2023 | 19:59

Me bllokimin e katër rrugëve kryesore në veri dhe jug të Bosnje e Hercegovinës, u protestua në mbështetje të presidentit të entitetit të Republikës Sërpska, Millorad Dodik, dhe drejtorit të Gazetës Zyrtare në këtë entitet, Millosh Lukiç.

Protestuesit kundërshtuan aktakuzën e ngritur më 11 gusht nga Zyra e Prokurorit të Bosnjë e Hercegovinës ndaj Dodikut dhe Lukiçit për moszbatimin e vendimeve të përfaqësuesit të lartë ndërkombëtar, Christian Schmidt, shkruan REL.

Protesta kishte moton “kufiri ekziston” edhe pse nuk ka kufij real midis dy entiteteve të Bosnje e Hercegovinës, të cilat quhen “vija demarkimi në mes entiteteve” në Kushtetutën e shtetit dhe Marrëveshjen e Paqes të arritur në Dejton më 1995.

Në protesta morën pjesë rreth 2.000 persona që bllokuan rrugët kryesore që çojnë drejt Federatës së Bosnjë e Hercegovinës.

Përveç fotografive të Dodikut, në protesta u panë edhe fotografitë me portretin e presidentit rus, Vladimir Putin. Ndërkaq, janë dëgjuar edhe thirrje të protestuesve për Ratko Mlladiçin, të dënuar për gjenocid dhe krime lufte nga Gjykata Ndërkombëtare për Krime Lufte në ish-Jugosllavi.

Lidhur me protestat e 1 shtatorit në mbështetje të Dodikut – që gjendet në listën e zezë amerikane – ka pasur reagime nga zyrtarët ndërkombëtarë.

Përfaqësuesi i lartë në Bosnje, Christian Schmidt, i ka cilësuar protestat si manipulim të qytetarëve.

“Është e papërgjegjshme të organizohen ngjarje politike që nxisin përçarje në vijën ndarëse midis entiteteve”, tha Schmidt.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deklarata e ministres serbe për spastrimin etnik në Kosovë, reagon Hoxha: E papranueshme dhe fyese për viktimat

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, ka reaguar në platformën X ndaj deklaratës së ministres serbe të Administratës Publike dhe Vetëqeverisjes Lokale,...
14:42 | 14/07/2026

Përplasjet në Zvërnec, Apeli ndryshon masën e sigurisë për njërin prej rojeve të arrestuarve

Gjykata e Apelit e juridiksionit të përgjithshëm ka ndryshuar masën e sigurisë për njërin prej rojeve private të arrestuar për dhunën e ushtruar gjatë përplasjes...
14:30 | 14/07/2026

Efekti Haaland në Peru, qindra foshnja pagëzohen me emrin e sulmuesit norvegjez

Kupa e Botës FIFA 2026 po lë gjurmë jo vetëm në fushën e lojës, por edhe në regjistrat civilë. Në Peru është shënuar një rritje...
13:56 | 14/07/2026