Protestë për bllokimin e monopatinave, qytetarët: I kemi mjete pune
Në vetëm dy ditë, të hënë dhe të martë, në Tiranë policia ka sekutrësuar 150 monopatina, nga aksioni për bllokimin e tyre. Disa qytetarë u drejtruan drejt komisaritatit të polciisë rrugore, në shenjë proteste, duke kërkuar lirimin e tyre. sëbashku me një grup përfaqësuesish të Qëndresës Qytetare.
Një qytetar i cili mori pjesë në protest u shpreh se skuterin e përdor që viti 2017-ën dhe se është një mjet i cili mbyll punët në përditshmëri. Sipas tij rregullat duhet të bëhen nga profesionistë të fushës.
“Nuk ma ka marrë policia, ne kemi ardhur të protestojmë për një rregullore të padrejtë. Çfarë mënyre transporti do të përdorim tani për të shkuar në punë? Unë që prej vitit 2017 përdor skuterin- është një lehtësi e madhe si në kohë, ashtu edhe në trafik. Edhe parkimi është më i thjeshtë, mbyllim punët e përditshme shumë më shpejt.
Rregullat duhet t’i bëjnë profesionistët e fushës. Ka zona ku ka korsi dhe i përdorim, por edhe pika ku nuk ka, apo segmente ku kalojnë motorë. Këto janë problematika që duhen zgjidhur.Të miturit ndoshta nuk njohin sinjalistikën, por unë kam patentë dhe njoh rregullat e qarkullimit”, u shpreh i riu.
Një qytetar tjetër shpehet se skuteri është një mjet i cili përdoret nga djali i tij për të shkuar në punë. Ai theksoi se mjetin e ka blerë me kredi dhe se ende nuk e ka paguar atë. Sipas tij djali del nga puna vonë dhe skuteri është një mjet me të cilin kthehet në shtëpi në mesnatë.
“Kam djalin 20 vjeç, punon në piceri. Shkon në punë në orën 2 të drekës dhe kthehet në 12 të natës. Me çfarë të vijë djali në shtëpi në atë orë, në këmbë apo me taksi? Motorrin e kam blerë me kredi, kushtoi 950 mijë lekë me ofertë, nga 1 milion e 200 mijë që ishte, dhe ende nuk e kam shlyer plotësisht. Kredia më mbaron në dhjetor. Nuk e shoh të drejtë që shteti të më bllokojë motorin”, tha ai.
Përdoruesit e monopatinave zhvilluan një protestë përpara Komisariatit të Policisë Rrugore në Tiranë, nga e cila morën vetëm një përgjigje. Aksioni do të vijojë, dhe nëse do duan të marrin mjetin e tyre, duhet të paraqiten me kupon tatimor.
Avokati, Gentjan Serjani u shpreh se mjetet do të jenë të bllokuar për 30 ditë dhe pas këtij afati qytetarët duhet të paraqiten me dokument pronësie ose ata nuk mund ta marrin dot mjetin.
“Do të mbahen mjetet e bllokuara për 30 ditë, pasi gjatë kësaj periudhe do të rregullohet me ligj mënyra se si do të qarkullojnë mjetet elektrike. Kjo është përgjigjja që morën sot. Atyre qytetarëve u them të paraqiten me dokument pronësie, sepse në të kundërt nuk do të mund ta marrin mjetin e tyre mbrapsht”, tha ai.
Sipas raporteve, më shumë se 900 persona kanë përfunduar në spital për shkak të aksidenteve me monopatina, çka ka bërë që autoritetet të ndërmerrnin këtë hap. Më 12 tetor, Ministria e Brendshme dhe Policia e Shtetit njoftuan ndalimin e përkohshëm të përdorimit të monopatinave elektrike që nga e hëna, për shkak të rrezikut që mbartin deri në marrjen e masave të duhura.
Shëngjin, Policia monitoron ndotjen akustike dhe zbatimin e orarit të muzikës
Policia bën bilancin për zjarrvëniet në vend: 29 persona të arrestuar ose proceduar penalisht
Projektligji për “tokat bujqësore”, Bylykbashi debat me Manjën, Gjiknuri voton kundër
- 13:20 Ivi Kaso nuk do të rikandidojë për drejtimin e Sekretariatit Ligjor të PD-së: Do t’i përkushtohem mandatit si deputet
- 13:18 SHBA-të u kthejnë 81 mld dollarë kompanive, Gjykata Supreme i shpall tarifat e Trump të paligjshme
- 13:11 Magyar: Hungaria nuk duhet t’i përkasë më kurrë vetëm një partie
- 13:03 11 të vdekur nga përmbytjet masive në Pakistan
- 12:48 Shëngjin, Policia monitoron ndotjen akustike dhe zbatimin e orarit të muzikës
- 12:37 Policia bën bilancin për zjarrvëniet në vend: 29 persona të arrestuar ose proceduar penalisht