Protestuan para Kuvendit, policia në zyrat e Lëvizjes Bashkë

25 Maj 2023 | 15:11

Lëvizja Bashkë me drejtues Arlind Qorin ka denoncuar ndërhyrjen e policisë në zyrat e tyre pak orë pas protestës para Kuvendit kundër rritjes së pagave për deputetët dhe ministrat.

“Vetëm pak orë pas aksionit të sotëm kundër rritjes skandaloze të pagave të deputetëve e ministrave, në selinë e Lëvizjes BASHKË kanë mësyrë forca të Policisë së Shtetit. Këta të fundit, pa asnjë lloj të drejtë dhe pa asnjë lloj mandati ligjor, po tentojnë të arrestojnë aktivistët tanë.

Kjo është një tentativë e dëshpëruar për të na kërcënuar të mbyllim gojën ndaj padrejtësive, por ne nuk frikësohemi! E drejta do të triumfojë!  Solidarizohuni!”, shkruhet në faqen zyrtare të Lëvizjes Bashkë në Facebook.

Aktivistët e Lëvizjes Bashkë mbajtën këtë të enjte një protestë në ambientet e jashtme të parlamentit, ku kundërshtuan rritjen e pagës së deputetëve dhe kërkuan miratimin e minimumit jetik.

Kryetari i Lëvizjes Bashkë, Arlind Qorri, sulmoi në fjalën e tij deputetët e parlamentit, të cilët i cilësoi si njerëz të pa shkolluar që nuk e meritojnë pagën që marrin.

Qori nënvizoi se në një vend ku pensioni minimal është 80 mijë lekë të vjetra, deputetët nuk e meritojnë kurrësesi një pagë prej 3 milionë e 100 mijë lekë të vjetra.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Protestuesit kundra projektit të Zvërnecit mblidhen në bulevard, mbajnë 1 minutë heshtje për policin e vrarë në Maliq

Protestuesit kundër projektit të Zvërnecit mblidhen në bulevard, mbajnë 1 minutë heshtje për policin e vrarë në Maliq Qytetarë dhe aktivistë u mblodhën këtë të...
18:48 | 04/06/2026

Koçiu për projektin në Zvërnec: Investim që do të rrisë ekonominë dhe do të përmirësojë standardet e turizmit

Zëvendëskryeministrja Albana Koçiu përmes një postimi në “Facebook” ka reaguar lidhur me ndërtimin në Zvërnec. Koçiu ka marrë shembull Turqinë si një vend me cilësi...
18:43 | 04/06/2026

Projekti në Zvërnec, edhe banorët e Durrësit dalin në protestë

Edhe qytetarë e Durrësit janë mbledhur këtë të enjte për të protestuar kundër projektit në Zvërnec. Ashtu siç ishte paralajmëruar, banorët e Durrësit iu janë...
18:30 | 04/06/2026