Provokimet e kryespiunit të ushtrisë së Serbisë, eksperti: Plani për “botën serbe”

13 Mars 2024 | 11:37

Drejtori i Agjencisë së Inteligjencës Ushtarake serbe, gjeneralmajori Zoran Stojkoviç, deklaroi së fundmi se në dikasterin që ai drejton në ushtri nuk ka vend për ata të cilët nuk mendojnë ditën që flamuri serb do të valvitet në Kosovë.

I ftuar në Euronews Albania, eksperti i sigurisë Drizan Shala, komentoi deklaratat e kryespiunit të ushtrisë serbe.

Shala tha se deklarimet e Stojkoviç, vijnë si pjesë e planit politik të Serbisë për të rijetëzuar “botën serbe” në Ballkan.

Eksperti shtoi se Serbia nuk ka ndryshuar dhe synimet e saj për destabilizim të Ballkanit janë të qarta, ndaj Perëndimi duhet të reagojë.

“Deklarata e tij do të duhet të nënkuptohet në drejtimin politik të brendshëm, pra i gjithë personeli i këtij agjesioni duhet të jetë i unifikuar për të rijetëzuar botën serbe, për t’u rikthyer në tokat shqiptare. Ky është qëllimi dhe synimi aktual politik, që tani ka marrë dhe forma brenda strukturave në Serbi. Ne kemi 5 gjeneralë që udhëheqin ushtrinë e Serbisë të cilën në vitet 1990 kanë pranuar dekoratën më të lartë për mbrojtjen nga agresioni i NATO-s. Serbia nuk ka ndryshuar dhe tenton ta vazhdojë me çdo kusht që bota serbe të rijetëzohet në Ballkanin Perëndimor”, tha Shala.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Ngërçi politik, Vetëvendosje pret marrëveshje me LDK para konstituimit të Kuvendit

Në pritje të seancës së parë të legjislaturës së re të Kuvendit të Kosovës, nuk ka asnjë lëvizje për mundësinë e arritjes së ndonjë marrëveshje...
18:29 | 23/07/2026

Deçan, 56-vjeçari humb jetën nga të shtënat me armë zjarri, dyshohet se u qëllua nga djali i tij

Një ngjarje tragjike ka ndodhur në fshatin Strellc të komunës së Deçanit, ku një 56-vjeçar ka humbur jetën si pasojë e të shtënave me armë...
16:00 | 23/07/2026

BE ndaj institucioneve të Kosovës: Ndaleni menjëherë rrënimin e villave në Ujman!

Bashkimi Evropian në Kosovë u ka bërë thirrje autoriteteve në Kosovë që të ndërpresin menjëherë rrënimin e villave të pronarëve serbë në afërsi të Liqenit...
16:25 | 22/07/2026