Provokon Vuçiç, fton në festën e çlirimit të Beogradit ambasadorin rus në Serbi

29 Korrik 2024 | 17:01

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç edhe njëherë tregon raportet e tij të forta më Rusinë.

Në një postim në rrjetin social Instagram Vuçiç bën me dije se ai dhe ambasadori i Federatës Ruse në Serbi, Aleksandar Bocan-Harchenko, kanë rënë dakord që të dyja shtetet të fetsojnë së bashku përvjetorin e çlirimit të Beogradit.

“Ne jemi pajtuar që të përkujtojmë së bashku 80-vjetorin e fitores mbi fashizmin dhe çlirimin e Beogradit. Ne kemi diskutuar për temat e interesit të përbashkët, sidomos në fushat si tregtia, kultura dhe siguria rajonale”, shkruan Vuçiç pas takimit me ambasadorin rus.

Ai shton se me diplomatin rus bisedoi edhe për “situatën aktuale në shtet dhe rajon”.

Përvjetori i çlirimit të Beogradit nga pushtuesi gjerman, festohet  më 20 tetor.

Kujtojmë se Në 70-vjetorin e çlirimit të Beogradit, të zhvilluar më 2014, mori  pjesë  edhe presidenti i Rusisë, Vladimir Putin.

Serbia është një prej pak vendeve të Evropës që nuk i ka vendosur sanksione Rusisë për luftën e nisur në Ukrainë, në shkurt të vitit 2022.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

PD bojkoton seancën e orës 15:00 për huanë 302 milionë dollarë me SHBA

Partia Demokratike ka njoftuar zyrtarisht se nuk do të marrë pjesë në seancën plenare të orës 15:00, ku pritet të votohet marrëveshja e huasë prej...
14:15 | 27/07/2026

“Tre avionë zjarrfikës dhe 130 mjete të reja”, prezantohet plani kombëtar i gatishmërisë ndaj zjarreve

Në Bazën Ajrore të Farkës është prezantuar plani kombëtar i gatishmërisë për përballimin e sezonit të zjarreve, në një aktivitet ku morën pjesë kryeministri Edi...
13:46 | 27/07/2026

Përplasen 5 makina në autostradën Tiranë-Durrës, krijohet trafik i rënduar (VIDEO)

Pesë automjete janë përfshirë në një aksident rrugor të ndodhur mesditën e kësaj të hëne në autostradën Tiranë-Durrës. Si pasojë e përplasjes është krijuar trafik...
13:33 | 27/07/2026