PS fiton në Ersekë, Erion Isai rikonfirmohet në detyrë

15 Maj 2023 | 05:32

Zyrtarisht Partia Socialiste ka fituar në Ersekë. Kryebashkiaku i Ersekës, Erion Isai u konfirmua se do të jetë për 4 vitet e ardhshme kryetar i Bashkisë Kolonjë.

“Të gjitha ato që kemi thënë do t’i bëjmë. Ndodhi ajo që kishim thënë, jo vetëm këtu, por në të gjithë Shqipërinë. Kjo nuk është fitorja ime, është fitorja e Partisë Socialiste, një ekipi të madh që është pas meje, që janë super patronazhistët që bëjnë punën e tyre të mrekullueshme për t’i dhënë zhvillim Shqipërisë,” – u shpreh Isai për Euronews Albania.

Rezultati përfundimtar ishte 3.873 vota përballë 2.150 votave të Ethem Lumanit nga koalicioni “Bashkë Fitojmë”.

65% me 35% është një rezultat që sipas kryebashkiakut duhet analizuar sepse mund të kishte qenë më i mirë në favor të PS-së, ndërsa theksoi se këto 4 vite nuk do e bëjnë më të pushtetshëm, por më të përulur.

Për të ndjekur rezultatin në kohë reale klikoni këtu.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Samiti i NATO-s në Ankara, liderët botërorë bëjnë foton familjare

Këtë të mërkurë po vijojnë punimet për samitin e NATO-së teksa prej dy ditësh liderët dhe fokusi botëror është përqëndruar në Ankara. Në ditën e...
11:31 | 08/07/2026

Zjarr masiv në Porto Palermo

Një zjarr me përmasa të mëdha ka rënë në orët e mbrëmjes në zonën e Porto Palermos, në Bashkinë Himarë. Menjëherë pas marrjes së njoftimit,...
23:15 | 07/07/2026

Helmimi i studentëve në Akademinë e Sigurisë, reagon AKU

AKU ka bërë me dije se, në bashkëpunim ndërinstitucional me Akademinë e Sigurisë në Sauk, është raportuar një rast i dyshuar helmimi i disa kursantëve...
10:41 | 26/06/2026