PS kërkesë në KQZ për regjistrimin në zgjedhje
Partia Socialiste ka dorëzuar në KQZ kërkesën për regjistrimin në zgjedhjet parlamentare që pritet të mbahen më 11 maj 2025.
Shkresa e dorëzuar është nënshkruar nga kreu i PS, kryeministri Edi Rama.
Bashkëngjitur me kërkesën për regjistrim, PS ka dërguar në KQZ edhe një deklaratë për angazhim solemn të kryeministrit, ku thuhet:
DEKLAROJ NË CILËSINË E KRYETARIT TË PARTISË:
Angazhimin solemn të Partisë tonë se, pjesëtarët e strukturave drejtuese dhe administrative, të anëtarësisë, kandidatëve për deputetë/ drejtues/ anëtarë të organeve të qeverisjes vendore, deputetë/drejtues/ anëtarë të organeve të qeverisjes vendore dhe gjithë strukturave të tjera të angazhuara nga subjekti në këto zgjedhje, funksionarë/ ish funksionarë publik do të refuzojnë të marrin pjesë në praktikat e blerjes së votës, marrjes së financimeve apo përfitimeve të kundërligjshme, veçanërisht nga ato që vijnë nga aktivitete kriminale.
Angazhohemi të zbatojmë rregulla për të gjithë anëtarësinë, administratën dhe ndjekësit tanë që: Të mos premtojnë ofrojnë/ japin para, mallra, shërbime dhe/ose nxisin premtime për punësim apo trajtime të tjera të veçanta votuesve dhe/ose të tjerëve, duke përfshirë familjet e votuesve apo komuniteteve të ndryshme apo të veprojnë në mënyrë të tillë që synohet të ndikojë, ose arsyeshëm pritet të ndikojë në mënyrën se si votuesit japin votën e tyre;
* Të zbatojmë parimet bazë të trashëgimisë zgjedhore europiane për votim universal, të barabartë, të lirë, të fshehtë, dhe të drejtpërdrejtë;
* Të respektojmë të drejtat dhe liritë politike të shtetasve, organizatave, partive politike, për të promovuar dhe debatuar çështje politike;
* Të mos përfshihemi në praktika kërcënuese ose pengimi për të ushtruar të drejtën e votës dhe shprehjen e lirë të vullnetit të zgjedhësve.
* Të bëjmë publike në kohë reale pranë KQZ-së dhe faqen zyrtare të subjektit tonë politik çfarëdolloj donacioni si dhe të refuzojmë dhurime në mjete monetare apo në natyrë që:
Tejkalojnë limitin e përcaktuar për donacion;
Janë kontribute në para apo në natyrë me prejardhje nga burime të ndaluara që përfshijnë edhe të ardhurat nga krimi, individë, kompani të huaja nga vende me origjinë të dyshimtë/të parajsave fiskale;
Janë donacione të cilat nënkuptojnë apo perceptohen si favorizime për dhënie kontrata publike, emërime në funksione publike apo përfitime të tjera që shkojnë në emër e për llogari të dhuruesit.
Tentoi të vidhte me thyerje një market në Krujë, shoqërohet në polici 14-vjeçari
Britania dënon deklaratat e ministres serbe për Kosovën: Të neveritshme dhe pa vend në shoqërinë e sotme
Rama dhe Lamallari në Qendrën e Komandës dhe Kontrollit të “Smart City”: Detekton rreziqet në kohë reale
- 22:27 L’Equipe zbulon prapaskenat e Francës, Dembele shpërtheu ndaj shokëve në pushimin e ndeshjes me Spanjën
- 22:27 Inteligjenca artificiale në shëndetësi, OBSH: Mungesa e rregullave rrezikon pacientët
- 22:22 Si ikën Rama? Xhafo zbulon 2 mënyrat dhe bën llogarinë e mandateve…
- 22:20 Deklarata e ministres serbe për Kosovën ndez reagime në Europë, eurodeputeti çek kërkon përjashtimin e Beogradit nga negociatat me BE-në!
- 22:19 Kina kërkon një qasje të re për zhvillimin global: OKB-ja të ketë rol më të fortë në koordinimin ndërkombëtar
- 22:18 “Po përpiqen të pengojnë marrëveshjen me Iranin”, JD Vance akuzon zyrtarë izraelitë


