PS mbledh Asamblenë në Durrës, Rama: Zgjedhim skuadrën për Shqipërinë 2030

8 Shtator 2024 | 09:08

Partia Socialiste mbledh sot në qytetin e Durrësit Asamblenë Kombëtare. Mbledhja e Asamblesë do të nisë në orën 11:00 në sallën e Hotel FAFA Durrës.

Në fillim do të bëhet hapja e mbledhjes dhe miratimi i rendit të ditës, më pas do të mbajë fjalën e tij kryeministri Edi Rama.

Pjesë e agjendës së Asamblesë është zgjedhja e organeve drejtuese të PS dhe e Sekretariatit të Përgjithshëm.

Rama ka ndarë në Facebook një foto nga salla ku do të zhvillohen punimet e Asamblesë, ndërsa shkruan se PS do të nisë punën për zgjedhjen e skuadrës së re përfaqësuese për Shqipërinë 2030.

“Dhe me këtë pamje nga salla ku sot në Durrës do të zgjedhim ekipin drejtues të Partisë Socialiste, e do të nisim punën për të ndërtuar skuadrën tonë të re përfaqësuese PS2030 për SHQIPËRINË2030 , ju uroj të diel të bukur”, shkruan Rama.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Samiti i NATO-s në Ankara, liderët botërorë bëjnë foton familjare

Këtë të mërkurë po vijojnë punimet për samitin e NATO-së teksa prej dy ditësh liderët dhe fokusi botëror është përqëndruar në Ankara. Në ditën e...
11:31 | 08/07/2026

Zjarr masiv në Porto Palermo

Një zjarr me përmasa të mëdha ka rënë në orët e mbrëmjes në zonën e Porto Palermos, në Bashkinë Himarë. Menjëherë pas marrjes së njoftimit,...
23:15 | 07/07/2026

Helmimi i studentëve në Akademinë e Sigurisë, reagon AKU

AKU ka bërë me dije se, në bashkëpunim ndërinstitucional me Akademinë e Sigurisë në Sauk, është raportuar një rast i dyshuar helmimi i disa kursantëve...
10:41 | 26/06/2026