Rama ndan medalje për 2 fituesit në Olimpiadë: Ka pasur ngërç në kanalet burokratike

4 Shtator 2024 | 11:09

Kryeministri Edi Rama ka ndarë medalje në një ceremoni për 2 mundësit shqiptarë fitues në Lojërat Olimpike në Paris, Islam Dudaev dhe Chermen Valiev.

Gjatë fjalës së tij Rama tha se një meritë të veçantë për arritjen e tyre ka edhe Presidenti i Federatës shqiptare të Mundjes, Sahit Prizreni.

Rama tha gjithashtu se ka pasur një ngërç në kanalet burokratike lidhur me shpërblimet për mundësit, për shkak sepse sipas tij, disa zyrtarëve u dukej e vështirë gjetja e mënyrës së vlerësimit të mundësve, për shkak të emrave të çuditshëm.

“Me shumë kënaqësi ftoj të dy fituesit për të marrë medaljet e mirënjohjes. Tani nuk po ta var ktë në qafë ty, sepse kjo është më e rëndë se kjo. Po të japim edhe këtë që nëse të vjen Policia Tatimore të tregosh që e ke origjinale.

Ky figura ka një meritë të veçantë se më kanë mbytur me mesazhe për këta dy shokët këtu. Sa herë më dilte para më thoshte do bëhet apo nuk do bëhet.

Në fakt e kishte fjalën për të gjitha shpërblimet, por në fakt që ta themi hapur këtu se s’kemi çfarë i fshehim më njëri-tjetrit, kishte pak ndërç në kanalet tona burokratike se i dukej si çudi që këta bashkë me shokun tim aty kishin emra të çuditshëm dhe si do i vlerësojmë ne këta”, ka thënë Rama gjatë fjalës së tij.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Samiti i NATO-s në Ankara, liderët botërorë bëjnë foton familjare

Këtë të mërkurë po vijojnë punimet për samitin e NATO-së teksa prej dy ditësh liderët dhe fokusi botëror është përqëndruar në Ankara. Në ditën e...
11:31 | 08/07/2026

Zjarr masiv në Porto Palermo

Një zjarr me përmasa të mëdha ka rënë në orët e mbrëmjes në zonën e Porto Palermos, në Bashkinë Himarë. Menjëherë pas marrjes së njoftimit,...
23:15 | 07/07/2026

Helmimi i studentëve në Akademinë e Sigurisë, reagon AKU

AKU ka bërë me dije se, në bashkëpunim ndërinstitucional me Akademinë e Sigurisë në Sauk, është raportuar një rast i dyshuar helmimi i disa kursantëve...
10:41 | 26/06/2026