Dita e katërt e Olimpiadës: Cili shtet udhëheq sa i përket medaljeve
Organizatorët e Lojërave Olimpike, Franca kanë regjistruar një ecuri pozitive, duke rrëmbyer disa medalje, madje duke u renditur të dytët pas Japonisë.
Në ditën e katërt të olimpiadës së Parisit është sërish Japonia ajo e cila kryeson kur vjen puna tek medaljet me 6 të arit të fituara deri më tani, e më pas vijnë Franca, Kina, Australia dhe Korea e Jugut me nga 5.
Që prej garave të para të zhvilluara më 27 korrik, ajo çka bie në sy është se lojtarët e SHBA-ve janë larg pritshmërive, ku edhe pse kanë rrëmbyer më tepër medalje, saktësisht 20, renditen të gjashtët, pasi më tepër vlerë kanë ato të arit, ku aktualisht prej tyre numërohen vetëm 3.
Franca është vendi që ka arritur të rikuperojë më së tepërmi terren në këtë olimpiadë, ku aktualisht regjistron 16 medalje.
Përgjatë kësaj të marte, kujtojmë se pjesë mori edhe Shqipëria, në not, ku garoi me Gresi Koxhakun në 100m stil i lirë, duke u renditur i pesti në baterinë e tretë dhe eliminuar nga kompeticioni.
Në ditët në vijim, për kuqezinjtë do të garojnë në atletikë Burraj e Gega, si dhe në mundje treshja Abakarov, Dudaev e Valiev.
LEXONI GJITHASHTU:
Deklarata e ministres serbe për spastrimin etnik në Kosovë, reagon Hoxha: E papranueshme dhe fyese për viktimat
Përplasjet në Zvërnec, Apeli ndryshon masën e sigurisë për njërin prej rojeve të arrestuarve
Efekti Haaland në Peru, qindra foshnja pagëzohen me emrin e sulmuesit norvegjez
- 07:51 Ushtria amerikane godet dhjetëra objektiva në raundin e fundit të sulmeve ndaj Iranit
- 07:46 Të rinjtë gjermanë refuzojnë shërbimin ushtarak, teksa Berlini përpiqet të forcojë ushtrinë
- 07:40 Kina arreston shkencëtarin amerikan që studioi testet bërthamore të Koresë së Veriut, akuzohet për spiunazh
- 07:30 Spanja mposht Francën 2-0 dhe kualifikohet në finalen e Kupës së Botës 2026
- 07:27 Teherani sulmon sërisht vendet e Lindjes së Mesme, teksa Trump kërcënon të godasë termocentralet dhe urat iraniane
- 07:19 Aksident i rëndë në aksin Vranisht-Vlorë, makina përplas për vdekje 80-vjeçaren