PS mbyll fushatën në Durrës e Vlorë, Rama: Nuk keni parë asgjë akoma

23 Prill 2021 | 20:37

Durrësi dhe Vlora ishin dy qytetet që socialistët zgjodhën të mbyllnin fushatën për zgjedhjet e së dielës. Në 2 qarqet ku garon edhe vet Rama, mesazhi ndaj qytetarëve ishte për t’i besuar Partisë Socialiste një mandat të tretë për të vijuar projektet e nisura.

Nga Lungomarja, një nga projektet e promovuara më së shumti nga qeveria, Partia Socialiste i dha fund fushatës për zgjedhjet parlamentare të 25 prillit. Nga ky qytet, kryesocialisti kërkoi mbështetjen e qytetarëve për vijim e projekteve të nisura

“Ne nuk kemi bërë ende atë transformim që është misioni ynë ta bëjmë, që është vlera që ka udhëhequr dhe do ta udhëheqë deri në fund si lokomotiva e vizionit dhe dashurisë sonë për Shqipërinë”, tha kryesocialisti.

Kryeministri Rama sulmoi sërish Presidentin Meta.

“Në 25 prill keni një detyrë merreni me Ilir Metën, tregojini që herën tjetër kur të flas për Vlorën të numërojë deri në 12, tregoji Ilir Metës që Vlora është edhe më keq se ajo dera e xhamisë, se Vlora ka vendosur të ngjitet dhe kush vjen ta kapë nga këmbët thyen hundët këtu në Vlorë”, u shpreh kreu i PS, Edi Rama.

Kryeministri, mes entuziazmit të mbështetësve të shumtë të mbledhur në mitingun përmbyllës të PS përsëriti shprehjen e tij të mëhershme, drejtuar kundërshtarëve të tij politikë se nuk kanë parë gjë akoma.

Më herët, Rama mbylli fushatën elektorale në stadiumin “Niko Dovana” në qytetin e Durrësit, ku edhe garon. Përpara qytetarëve durrsak, kryeministri premtoi disa investime të mëdha.

“Ne këtu do të bëjmë portin më të madh turistik të Mesdheut, flas me një projekt që e ka bërë, e financon do ta ndërtojë kompania më e madhe në botë e turizmit, dhe marina e Durrësit do të jetë e binjakëzuar me atë të Dubait”, tha kreu i PS nga Durrësi.  

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Raporti i KE për Shqipërinë: Korrupsioni mbetet shqetësim

Komisioni Europian vlerëson se Reforma në Drejtësi ka forcuar qëndrueshmërinë e sistemit gjyqësor në Shqipëri, por evidenton se vijojnë përpjekjet për ndikim të padrejtë ndaj...
19:18 | 17/07/2026

Rama: Nëse do të ishim lavatriçe parash të pista, nuk do të mbyllnim kapituj me Bashkimin Europian

Kryeministri Edi Rama zhvilloi këtë të premte një takim me aktorë të sipërmarrjes dhe sistemit bankar në vend, për të promovuar dhe diskutuar ecurinë e...
14:04 | 17/07/2026

“Dyfisho sipërmarrjen tënde”, Rama: Programi më ambicioz i qeverisë për bizneset e vogla

Kryeministri Edi Rama foli këtë të premte në prezantimin e programit “Dyfisho sipërmarrjen tënde”, të cilin e cilësoi si programin më ambicioz të mbështetjes së...
13:02 | 17/07/2026