PS propozon heqjen e KZAZ-ve: Kutitë të numërohen në qendrat e votimit
Partia Socialiste ka propozuar rikthimin e numërimit të votave në vetë qendrat e votimit, një praktikë që përdorej deri në vitin 2005. Propozimi u bë publik gjatë mbledhjes së Komisionit për Çështjet Ligjore këtë martë, ku drejtuesi i tij, Ulsi Manja, theksoi se nuk ekzistojnë më arsyet që e detyruan zhvendosjen e numërimit në KZAZ.
“Duhet të adresohet shpejt procesi i numërimit të votave. Nëse do t’i kthehemi numërimit në qendrat e votimit, është krejtësisht e mundur që edhe rezultati në Shqipëri të dalë në një kohë rekord, jo më shumë se 2 orë pas mbylljes së votimit,” u shpreh Manja.
Sipas tij, arsyet e dikurshme garantimi i procesit dhe shmangia e konflikteve tashmë nuk qëndrojnë. Me ndihmën e teknologjisë procesi mund të përmbyllet më shpejt e me më shumë transparencë.
“Sot janë mbi 5 mijë qendra votimi dhe është krejtësisht e mundur që teknologjinë që e kemi të përqendruar në qendrat e grumbullimit të votave, ta shpërndajmë në të gjithë Shqipërinë dhe ta bëjmë numërimin sapo mbyllet votimi. Ka ardhur koha të kalojmë te administrimi civil i procesit zgjedhor,” theksoi Manja.
Propozimi vjen një ditë pasi kreu i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla, njoftoi se mazhoranca do të ndërmarrë nismën për ngritjen e komisionit për reformën zgjedhore, me qëllim modernizimin e mëtejshëm të proceseve elektorale në vend.
LEXONI GJITHASHTU:
Tentoi të vidhte me thyerje një market në Krujë, shoqërohet në polici 14-vjeçari
Britania dënon deklaratat e ministres serbe për Kosovën: Të neveritshme dhe pa vend në shoqërinë e sotme
Rama dhe Lamallari në Qendrën e Komandës dhe Kontrollit të “Smart City”: Detekton rreziqet në kohë reale
- 22:27 L’Equipe zbulon prapaskenat e Francës, Dembele shpërtheu ndaj shokëve në pushimin e ndeshjes me Spanjën
- 22:27 Inteligjenca artificiale në shëndetësi, OBSH: Mungesa e rregullave rrezikon pacientët
- 22:22 Si ikën Rama? Xhafo zbulon 2 mënyrat dhe bën llogarinë e mandateve…
- 22:20 Deklarata e ministres serbe për Kosovën ndez reagime në Europë, eurodeputeti çek kërkon përjashtimin e Beogradit nga negociatat me BE-në!
- 22:19 Kina kërkon një qasje të re për zhvillimin global: OKB-ja të ketë rol më të fortë në koordinimin ndërkombëtar
- 22:18 “Po përpiqen të pengojnë marrëveshjen me Iranin”, JD Vance akuzon zyrtarë izraelitë