Pse Agron Shehaj e ka të vështirë të hyjë në treg? Çeka: Ka 7 vite deputet dhe…

7 Qershor 2024 | 21:56

Bledian Çeka nga Data Centrum tha në “Barometri” në Euronews Albania se për politikanët e rinj është bërë shumë e vështirë që minimum të njihen nga votuesit.

Duke iu referuar sondazhit për liderët e rinj, Çeka tha se Agron Shehaj qëndron më vete për shkak se ai ka vite që është deputet dhe ka qenë ndër personazhet kryesorë në Partinë DEmokratike, [por pavarësisht kësaj ai tha se edhe për Shehaj, njohja nga votuesit ka enë e pakët.

“Zoti Shehaj ka tipologji tjetër. Ai nuk është përfaqësues i një subjekti që vjen si lëviZje e re, që nuk ka qenë pjesë më parë. Ai ka qenë kandidat për kryetar në Partinë Demokratike, deputet në disa legjislatura.

Ai ka një adresë të saktë se ng aka ardhur si pikë origjine dhe si target për mbështetësit potencial. Unë besoj se raporti mes pëlqyeshmërisë dhe votës, teorikisht duhet ta ketë marrëdhënien më të afërt te zoti Shehaj, pasi ai ka një pasaportë politike të ndërtuar në kohë.

Zoti Shehaj ka që në 2017 deputet, mes përfaqësuesve kryesor të Partisë Demokratike, kandidat për kryetar të Partisë Demokratike dhe ka 25 të votuesve që nuk e njohin. Mendoni sa e vështirë është për politikanët e rinj që të paktën të njihen e të bëjnë lidhjen mes asaj që thua dhe imazhit”,-tha Çeka.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Ishin zgjedhjet më të vështira”, profesor Mavros shpjegon si u ngrit PS në fund

Presidenti i MRB, Dimitris Mavros ishte këtë të mërkurë i ftuar në “Barometri” në Euronews Albania ku ka komentuar rezultatet e zgjedhjeve të 11 majit,...
22:26 | 21/05/2025

“PS mori 34 mijë vota më pak se 2021 dhe siguroi 83 mandate”, ja si e arsyeton Çeka

Blendi Çeka nga Data Centrum komentoi gjetjet e publikuara nga Barometri në Euronews Albania krahasuar me rezultatet e publikuara nga KQZ lidhur me zgjedhjet e...
22:20 | 21/05/2025

Barometri vs KQZ, ballafaqimi i shifrave për zgjedhjet e 11 majit

Këtë të mërkurë në “Barometri” në Euronews Albania u analizuan rezultatet e sondazheve të Barometrit me rezultatet e zgjedhjeve të 11 majit të publikuara Komisioni...
22:12 | 21/05/2025