Pse Alibeaj nuk ka 61 kandidatë? Vreto zbardh të pathënat e Kolegjit të Kryetarëve
Bujar Vreto kandidat i PD për Bashkinë e Librazhdit ishte i ftuar këtë të hënë në Euronews Albania, ku ka folur për situatën e brendshme të Partisë Demokratike.
I pyetur se pse Alibeaj nuk ka caktuar 61 kandidatët për t’u futur në zgjedhje, Vreto shpjegoi se ky vendim është marrë që të mos e rëndojë situatën brenda PD-së.
“Në një mbledhje të kolegjit të kryetarëve që u bë në Fier i kërkova zotit Alibeaj, që jo me shpejtësi por në një afat kohor prej 30 ditësh. Në të 61 bashkitë të kishte dalë kandidati për kryetar Bashkie dhe nëse zoti Berisha do ishte dakord që të negociohej mes dy palëve, absolutisht ne kishim lojtarët tanë në fushë. Ishim 61 veta.
Por kjo u gjykua më mirë nga ata. Për të mos e rënduar situatën, për t’i dhënë aksesin dhe kohën e duhur. Tani jemi këtu ku jemi, kemi deputetët e rreshtuar në krahun e zotit Berisha që nuk e kanë mendjen te fitorja, e kanë mendjen si të sulmojnë dhe të eklipsojnë këtë grup që po lufton me të gjitha forcat e veta për të mbajtur gjallë dhe pa ekuivok frymën e Partisë Demokratike”, tha Bujar Vreto për Euronews Albania.
LEXONI GJITHASHTU:
- “Asnjë taksë për ato deri në 50 mijë lekë”, Rama: Në 2025 paga minimale 45 mijë lekë
- KAS nuk pranon ankimimin e Berishës dhe Alibeajt, “topi” i kalon sërish Celibashit
- Rama: Sipërmarrja duke shtrënguar dorën për pagat po rrezikon burimet njerëzore
“Na pret një javë shumë e nxehtë”, meteorologia paralajmëron temperatura përvëluese deri në 40°C
Rama, Macron dhe Meloni nuk folën për mediat, gazetari i Euronews Albania zbërthen prapaskenat në samitin e NATO-s
Ish-këshilltari i Clinton: Sazani i rrënuar, investitorët do derdhin miliarda dollarë për ta ndryshuar
- 22:29 Për çfarë u përdorën 4 mln euro në koncertin e Kanye West? Erla pyet Vengun
- 22:27 Trajneri De la Fuente paralajmëron: Më e mira e Lamine Yamalit ende nuk ka ardhur
- 22:25 Italia ëndërron për Pep Guardiolën si trajner. Miqësia e tij me Maldinin shfrenon fantazitë
- 22:24 Vetëm 14 anije kaluan nëpër Ngushticën e Hormuzit në 24 orë
- 22:24 Iraola, trajneri i ri i Liverpoolit: Na duhen më shumë përforcime për të konkurruar
- 21:57 Nga avionët ‘Rafale’ te sistemet SAMP/T, Macron zbardh armatimin e ri që do t’i dërgohet Kievit