Pse Beqaj hetohet i lirë ndërsa Dako është në burg? Gazetari: Mund të ketë pasur…
Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar caktoi masën e sigurisë “Detyrim Paraqitje”, nën akuzën e “Shpërdorimit të detyrës” për koncesionin e sterilizimit për ish-ministrin e shëndetësisë Ilir Beqaj. Atij nuk i lejohet të largohet nga territori i Shqipërisë dhe duhet të paraqitet çdo të premte në policinë gjyqësore.
Gazetari Eni Ferhati tha në emisionin Review në Euronews Albania se me hetimin e zyrtarëve dhe ish-zyrtarëve SPAK po tregon sot që ka guxim.
Ai tregoi se masa e butë e sigurisë e dhënë nga GJKKO për Beqajn lidhur me akuzën e shpërdorimit të detyrës, ndryshe nga çka ndodhur me zyrtarë të tjerë mund të lidhet me një kërkesë të vetë Beqajt për arsye shëndetësore.
“Dako për të njëjtën akuzë është në burg, Lefter Alla gjithashtu. Pse Beqaj të jetë i lirë? Kontrata origjinale e sterilizimit nuk është gjetur nga SPAK ku ka shkuar për ta sekuestruar. Nuk besoj që ky fakt e ka penguar hetimin. Ka pasur lajme jo të konfirmuara që mund të ketë pasur kërkesë nga Beqaj për masë më të lehtë sigurie për shkak të një problemi shëndetësor. Gjithë ish-zyrtarët po dalin të sëmurë kur vihen para akuzës. Hetim pasuror nuk ka deri në këto momente. Gjykata e thioë se nëse gjenden pasuri të pajustifikuara, hetoni nëse ka pasur korrupsion”, tha gazetari.
LEXONI GJITHASHTU:
Udhëheqësi i ri suprem i Iranit betohet për hakmarrje: Do të paguajnë për gjakun e babait tim
Mbi 1 mijë banorë pa ujë të pijshëm në Mokër, situatë problematike në 8 fshatra të Pogradecit
Pas ankesave të qytetarëve dhe shqetësimeve të deputetëve, Autoriteti i Konkurrencës nis monitorimin e çmimeve të shportës
- 22:50 Vrasja në Shkodër, flet i afërmi i viktimës: Konfliktin e dinë të gjithë, është ruajtur
- 22:29 Dy automjete përplasen në aksin Elbasan–Librazhd, një grua bllokohet në mjet
- 22:29 “Tirona o nona”, Rama ndan pamje nga koncerti “YE”: Shqipëri e bukur europiane
- 22:21 Skenë madhështore dhe pjesëmarrje masive, pamje nga koncerti i Kanye West në Tiranë
- 22:10 Politikani amerikan ndalohet nga pushtuesit izraelitë në Bregun Perëndimor
- 22:06 Të paktën gjashtë të vrarë gjatë sulmeve ruse në Ukrainë