“Pse bubërrojnë shqiptarët dhe s’dalin kundër Ramës?” debati Çani-Mërtiri-Alizoti
“Pse bubërrojnë shqiptarët”, ishte pyetja e cila shkaktoi debat në “Now me Erla Mëhillin” mes analistit Ergys Mërtiri, gazetarit Arian Çani dhe deputetit Tomorr Alizotit.
Mërtiri tha se shqiptarët nuk përballen me skandalet dhe tregohen indiferent ndaj tyre pasi sipas tij sitetmi u ka vënë “litarin e bukës”. Mërtiri shtoi se kur njerëzit kanë hallin e bukës ata nuk mund të mendojnë për lirinë.
Për këtë analisti tha se ka faj edhe opozita, gjë që u kundërshtua nga deputeti Alizoti, i cili tha se nuk mund të fajësohet opozita se vëllai i kryeministrit merret me korrupsion.
Pjesë nga debati në studio:
Arian Çani: A mos ndoshta kjo shoqëri vazhdon të bubërroje dhe nuk e ka efektin shok të korrupsionit dhe të këtyre standardeve?
Ergys Mërtiri: Është e vërtetë kjo, por pse bubërrojnë? E para sepse nuk beson te liria, nuk beson te kolektivja, nuk beson te e përbashkëta. Ne vijmë nga një regjim ku u provua automizimi i shoqërisë, pra individi izolohej nga tjetri dhe e shikonte si kërcënim tjetrin. Tjetri të fuste në burg, të denonconte, mund të ishte sigurims.
Nga ana tjetër e përbashkëta ishte kolektivja socialiste, te e cila ti angazhoheshe me dhunë. Ka një debat mes Marksit dhe autorëve më të vonë gjerman, Marksi thonë sa më shumë të varfërohen njerëzit, më shumë reagojnë. Autorët e tjerë thonë, sa më shumë të varfërohen njerëzit aq më të pafuqishëm janë për të reaguar. Kjo sepse kur ti mendon për hallin e bukës nuk ke fuqi për të menduar për liri dhe për të tjera. Në këtë pikë është “litari i bukës”. Këtu ka faj edhe opozita.
Tomorr Alizoti: Ne kemi fajin kryesor! Ç’faj ka opozita se vëllai i atij merret me këto gjëra?
Ergys Mërtiri: Ka faj se nuk i motivon njerëzit. Se të paktën të dalin ata që janë të djathtë.
LEXONI GJITHASHTU:
Deklarata e ministres serbe për spastrimin etnik në Kosovë, reagon Hoxha: E papranueshme dhe fyese për viktimat
Përplasjet në Zvërnec, Apeli ndryshon masën e sigurisë për njërin prej rojeve të arrestuarve
Efekti Haaland në Peru, qindra foshnja pagëzohen me emrin e sulmuesit norvegjez
- 09:09 17 anije tregtare kaluan të martën në Ngushticën e Hormuzit
- 09:01 Piloti që shpëtoi 155 jetë dhe bëri histori në Hudson, diagnostikohet me Alzheimer
- 09:00 Pasuri të pajustifikuara, Prokuroria e Tiranës sekuestron apartamente e garazh të të dënuarit për trafik droge
- 08:53 Trump paralajmëron sërish Iranin: Nuk do të mbetet asgjë nëse nuk arrihet një marrëveshje
- 08:42 Florida ekzekuton një nga të burgosurit e saj më të vjetër, injeksioni i 10-të vdekjeprurës këtë vit
- 08:37 “Urime Spanjës, faleminderit lojtarëve tanë”, mesazhi i Macron pas eliminimit të Francës